Pas tentativave për të provokuar debate dhe pas një studimi të thellë të banorëve të tjerë, Aldo filloi të kërkojë një lidhje romantike që të mund të garantonte qëndrimin e tij në Big Brother. Megjithatë, përpjekjet e tij për të fituar zemrën e Danjës nuk kanë rezultuar siç e kishte menduar.
Ai ka tentuar ta “hedhë grepin” tek Danja, duke i folur me përulësi për arsyet e ndarjes së tij me të. Sipas Aldos, shkëputja nga Danja nuk ka lidhje me një pëlqim për dikë tjetër, por me ndjenja të papritura që ka filluar të ndiejë për të. Ai i ka shpjeguar asaj:
“Shpresoj ta marrësh me qetësi këtë që po them. Ka disa kohë që po mendoj se ndjenja lind, nuk ke çfarë i bën. Kur u shkëputëm, shkëputja ka ardhur për një arsye tjetër. Nuk është sepse pëlqeja dikë tjetër, por sepse papritur fillova të ndiej diçka që e kalon miqësinë. Nuk mund ta kontrolloj. Por gjithashtu kam parë diçka te ti, diçka që më bën të mendoj se mund të më kuptosh.”
Aldo ka pranuar se ndjenjat e tij për Danjën nuk janë thjesht shoqërore dhe se ai e sheh atë si “vajzën e zemrës së tij”.
Megjithatë, Danja ka qenë e qartë që është në një lidhje dhe ka bërë publike emrin e të dashurit të saj, Redi Xheli, i cili i ka dërguar dhurata dhe mesazhe konfidenciale brenda shtëpisë së Big Brother.
Pavarësisht kësaj, Danja ka treguar interes të madh për deklaratat e Aldos, duke i drejtuar atij shumë pyetje lidhur me ndjenjat që ka shprehur.