Pikat kryesore
- Në një lidhje direkte për ABC e Mëngjesit, Ilir Vrenozi vjen si gjithmonë pa filtra, i drejtpërdrejtë, provokues dhe i gatshëm të thotë gjithçka që mendon.
- I njohur si një nga zërat më të fortë të opozitës në rrjetet sociale, Vrenozi tregon se bindjet e tij politike lidhen fort me historinë familjare.
- “Jam me origjinë nga Përmeti, por familja u vendos në Korçë.
Në një lidhje direkte për ABC e Mëngjesit, Ilir Vrenozi vjen si gjithmonë pa filtra, i drejtpërdrejtë, provokues dhe i gatshëm të thotë gjithçka që mendon. I njohur si një nga zërat më të fortë të opozitës në rrjetet sociale, Vrenozi tregon se bindjet e tij politike lidhen fort me historinë familjare. “Jam me origjinë nga Përmeti, por familja u vendos në Korçë. Në vitin 1950, gjatë komunizmit, të gjitha pronat e gjyshit tim kaluan në pronësi të shtetit. Nga një familje bejlerësh u kthyem në një familje të thjeshtë. Kjo është arsyeja pse unë e adhuroj Partinë Demokratike”, shprehet ai. “Pa e kuptuar, ai status më bëri personazhin që jam sot”, thotë Vrenozi, i cili numëron mijëra ndjekës dhe nuk heziton të ndajë çdo mendim në Facebook. Dashuria për fotografinë është një tjetër anë e tij, shpesh poston foto me njerëz të njohur, ndërsa në politikë nuk i kursen as ata që i ka mbështetur. Për Grida Duma shprehet me simpati, ndërsa për Lulzim Basha ka pasur një marrëdhënie “dashuri-zhgënjim”: “E kam mbështetur fort, sidomos në protesta. Por marrëveshja me Ramën më zhgënjeu. Nuk na dha përgjigje për besimin që i dhamë.” Nga rrjetet sociale, Vrenozi kaloi edhe në ekranin më të ndjekur në Shqipëri, në Big Brother VIP Albania, ku eksperienca e tij ishte e shkurtër për shkak të problemeve shëndetësore. “Ishte një eksperiencë e veçantë, me momente shumë të bukura, por nuk munda ta vazhdoj gjatë.” Pas daljes, tensionet nuk munguan. Një nga momentet më të forta ishte përplasja me një ish-banor: “Më tha ‘do të të zhduk’. Ishte i acaruar sepse kisha mbështetur një tjetër banore. Edhe në festën pas spektaklit, mënyra si më drejtoi gishtin më trembi.” Sot, Ilir Vrenozi mbetet një figurë që ose e do, ose e kundërshton, por nuk mund ta injorosh. Në një botë filtrash dhe kujdesi të tepruar, ai ka zgjedhur të jetë ndryshe: të flasë troç, pa frikë… edhe kur bën zhurmë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “O rrush…” Shqiptari që po ‘çmonton’ stereotipet në skenat greke Amerikania nga Kukësi: Burrat shqiptarë s’janë normal, por Shqipërinë s’e lë!