Pikat kryesore
- Një ditë pas një aksidenti tragjik që i mori jetën dy fëmijëve në Durrës dhe plagosi një të tretë, Policia e Tiranës ka bërë një raportim javor mbi incidentet rrugore dhe monitorimin e trafikut.
- Në këtë kuadër, 16 drejtues mjetesh janë proceduar në gjendje të lirë për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
- Gjithashtu, 9 drejtues janë proceduar për “drejtim mjeti në gjendje të dehur” , ku 8 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 1 është proceduar në gjendje të lirë.
Një ditë pas një aksidenti tragjik që i mori jetën dy fëmijëve në Durrës dhe plagosi një të tretë, Policia e Tiranës ka bërë një raportim javor mbi incidentet rrugore dhe monitorimin e trafikut. Kështu, bëhet me dije se gjatë javës është intensifikuar ndjeshëm monitorimi i trafikut, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore, dhe në një analizë javore janë evidentuar dhe trajtuar një numër i konsiderueshëm shkeljesh, ndërsa janë ndjekur 33 ngjarje penale. Në këtë kuadër, 16 drejtues mjetesh janë proceduar në gjendje të lirë për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjithashtu, 9 drejtues janë proceduar për “drejtim mjeti në gjendje të dehur” , ku 8 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 1 është proceduar në gjendje të lirë. Në raste të tjera, 7 drejtues janë proceduar për “drejtim mjeti pa leje drejtimi” , ku 3 janë arrestuar dhe 4 ndodhen në gjendje të lirë. Po ashtu, 3 drejtues mjetesh janë proceduar për “largim nga vendi i ngjarjes”, ndërsa 1 person është proceduar për “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Në total janë vendosur 15 mijë e 534 masa administrative, ku përfshihen: -11 mijë e 164 masa për parkim të gabuar -347 masa për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit -1 mijë e 345 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse -282 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit Janë bllokuar gjithsej 33 mjete, konkretisht: -18 mjete për parkim të gabuar (të tërhequra me karrotrec) -9 mjete për mungesë dokumentacioni -1 mjet për gjoba të papaguara -2 mjete për verifikim me targa të huaja -3 mjete të bllokuara si prova materiale