Pikat kryesore
- Rilindja e Italisë, apo siç njihet në Italisë, “Il risorxhimento” nuk kishte si ndodhte më mirë sesa me ndihmën e Paolo Maldinit, legjendës së Kaltër dhe milaniste.
- Gjithsesi, kanë mjaftuar vetëm 16 ditë që kjo ëndërr të kthehej në zhgjëndër.
- Maldini dha dorëheqjen nga posti i drejtorit teknik të Federatës Italiane të Futbollit, dhe bashkë me të u largua edhe këshilltari i tij, Leonardo.
U prezantuan më shumë kënaqësi dhe shpresë. Rilindja e Italisë, apo siç njihet në Italisë, “Il risorxhimento” nuk kishte si ndodhte më mirë sesa me ndihmën e Paolo Maldinit, legjendës së Kaltër dhe milaniste. Gjithsesi, kanë mjaftuar vetëm 16 ditë që kjo ëndërr të kthehej në zhgjëndër. Maldini dha dorëheqjen nga posti i drejtorit teknik të Federatës Italiane të Futbollit, dhe bashkë me të u largua edhe këshilltari i tij, Leonardo. Braziliani punoi tek Milani dhe erdhi si “paketë” me ish-mbrojtësin legjendar. Maldini dhe Leonardo ndërprenë bashkëpunimin me presidentin e Federatës, Malago, pasi ky i fundit hoqi dorë nga kandidatura e Andrea Pirlos si trajner i kombëtares. Emërimi i Pirlos ishte thuajse çështje e përfunduar, por gjithçka “u hodh në erë” nga fakti se ish-kampioni i botës kishte firmosur kontratë me një kompani bastesh ruse. Kontrata fare mirë mund të prishej, por çështja u kthye në politike për shkak të raporteve të Italisë dhe Bashkimit Europian me Rusinë. Mediat italiane e kishin parashikuar se Maldini e Leonardo do ta kishin rikonsideruar pozicionin e tyre në rast se Pirlo refuzohej si trajner. Ish-tekniku i Juventusit nuk e fshehu zhgënjimin e tij duke postuar një mesazh në rrjetet sociale, ku theksoi se bashkëpunimi me kompaninë ruse ishte teknik dhe tregtar, dhe se politizimi i çështjes i atribuon bindje që ai as nuk I ka shprehur, dhe as nuk I ka. Tashmë, Federata Italiane duhet të gjejë një trajner tjetër, dhe sa më shpejt. Favorit është ish-komisari teknik i “Axurrëve”, Roberto Mançini, që fitoi Kampionatin Europian në 2021, dhe që mund të kërkojë 2 milionë euro rrogë në sezon. Alternativë tjetër është Antonio Konte, që gjithashtu ka qenë në stolin e Italisë, dhe që mund të merrte nga 4 deri në 6 milionë euro në sezon. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Irani ka bazën në Shqipëri, është Berisha”/ Beqiri: Agron Shehaj vodhi dokumentin. Kreu të paktën 5 vepra penale, rrezikon 35 vite burg Lufta hibride e Iranit/ Kryeredaktori i Kyiv post, Nahaylo: Po shpërndan dezinformim në Shqipëri “Faqja 4” me Jeta Kasemi, (27/07/2026)