Pikat kryesore
- Kryeredaktori i Kyiv Post , Bohdan Nahaylo, deklaroi ne War Report se Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan duke dobësuar influencën e vendeve perëndimore dhe institucioneve demokratike.
- Sipas tij, Moska kërkon të zbehë ndikimin e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Britanisë në rajon, ndërsa përveç objektivave politike, ndjek edhe interesa ekonomike.
- Ai tha se për dekada Rusia është paraqitur si furnizuesi kryesor i energjisë në Evropën Lindore, duke e përdorur këtë rol edhe për të promovuar politikat e saj.
Kryeredaktori i Kyiv Post , Bohdan Nahaylo, deklaroi ne War Report se Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan duke dobësuar influencën e vendeve perëndimore dhe institucioneve demokratike. Sipas tij, Moska kërkon të zbehë ndikimin e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Britanisë në rajon, ndërsa përveç objektivave politike, ndjek edhe interesa ekonomike. Ai tha se për dekada Rusia është paraqitur si furnizuesi kryesor i energjisë në Evropën Lindore, duke e përdorur këtë rol edhe për të promovuar politikat e saj. Nahaylo u shpreh se Rusia përfiton nga konfliktet dhe tensionet mes vendeve fqinje, duke synuar të ndërhyjë dhe të paraqitet si faktor zgjidhjeje. Sipas tij, krijimi dhe shfrytëzimi i tensioneve është pjesë e strategjisë së Moskës për të rritur ndikimin e saj në rajon. “ Duan të kenë ndikimin e tyre në Ballkan, të zbehin influencat demokratike nga SHBA-ja, Brukseli apo Britania. Është politike, por ka edhe interesa ekonomike, sepse për dekada Rusia e ka prezantuar veten si furnizuesi kryesor i energjisë dhe jemi në tregun e Evropës Lindore, duke promovuar politikat e tyre, por edhe veten si mundësuesit gjenerozë të energjisë. Rusia shpërbën dhe pushton, janë të interesuar në konflikte për të vendosur fqinjët kundër njëri-tjetrit dhe të përfitojnë nga tensionet. Nëse ka tensione, duan të ndërhyjnë për të thënë se janë një mundësi.”, tha ai. / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Lufta hibride e Iranit/ Kryeredaktori i Kyiv post, Nahaylo: Po shpërndan dezinformim në Shqipëri “Faqja 4” me Jeta Kasemi, (27/07/2026) Gjermania ashpërson masat e sigurisë pas sulmit në Berlin