Kritikat për Kupën e Botës, Infantino: Kush ushqeu urrejtjen, humbi emocionet dhe gëzimin

Kritikat për Kupën e Botës, Infantino: Kush ushqeu urrejtjen, humbi emocionet dhe gëzimin

Pikat kryesore

  • Ky është një pasazh nga letra e gjatë e hapur e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në lidhje me bilancin e Botërorit 2026, i zhvilluar në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
  • Numri 1 i FIFA-s nënvizon se Kupa e Botës është ndjekur nga 7 milionë spektatorë nga më shumë se 200 vende në 16 qytetet pritëse, pa regjistruar episode dhune.
  • Ai përmend hyrjen e kombëtares iraniane në SHBA pa incidente e konflikte.

“Ju ndani, kurse ne bashkojmë”. Ky është një pasazh nga letra e gjatë e hapur e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në lidhje me bilancin e Botërorit 2026, i zhvilluar në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Ai ka replikuar pas kritikave për organizimin e turneut. Në mesazhin drejtuar tifozëve, por edhe kritikëve të kompeticionit, Infantino thekson se kush ka ushqyer “urrejtjen dhe zërat e pavërtetë”, ka humbur “emocionet, festimet, të qeshurat, lotët dhe gëzimin” e përjetuar nga miliona njerëz. Numri 1 i FIFA-s nënvizon se Kupa e Botës është ndjekur nga 7 milionë spektatorë nga më shumë se 200 vende në 16 qytetet pritëse, pa regjistruar episode dhune. Ai përmend hyrjen e kombëtares iraniane në SHBA pa incidente e konflikte. “Futbolli është sinonim i paqes. Nuk ka të bëjë fare me politikën. Infantino fton kritikët “të reflektojnë, të meditojnë e të luten, apo të shohin një ndeshje futbolli. Ishte Kupa e Botës më e jashtëzakonshme e të gjitha kohërave”.

Lini një Përgjigje