Nga kapiten i PSG-së dhe kampion bote, në moshën 31-vjeçare transferohet në ligën e dytë…

Nga kapiten i PSG-së dhe kampion bote, në moshën 31-vjeçare transferohet në ligën e dytë…

Pikat kryesore

  • Presnel Kimpembe do ta vazhdojë aventurën në Katar, por sezonin e ardhshëm mbrojtësi francez do të garojë në kategorinë e dytë, pasi ka firmosur me Al-Kharaitiyat.
  • Në njoftim thuhej se Al-Kharaitiyat konfirmon afrimin e mbrojtësit francez Presnel Kimpembe me një kontratë njëvjeçare dhe se ai vjen nga Qatar Sports Club për sezonin e ardhshëm.
  • Al-Kharaitiyat përmendi në komunikatën e vet edhe periudhën e futbollistit në Katar.

Presnel Kimpembe do ta vazhdojë aventurën në Katar, por sezonin e ardhshëm mbrojtësi francez do të garojë në kategorinë e dytë, pasi ka firmosur me Al-Kharaitiyat. Transferimi është zyrtarizuar edhe nga klubi i tij i ri. Në njoftim thuhej se Al-Kharaitiyat konfirmon afrimin e mbrojtësit francez Presnel Kimpembe me një kontratë njëvjeçare dhe se ai vjen nga Qatar Sports Club për sezonin e ardhshëm. Al-Kharaitiyat përmendi në komunikatën e vet edhe periudhën e futbollistit në Katar. Klubi bëri të ditur se Kimpembe iu bashkua Qatar Sports Club në shtator të vitit 2025, pasi u largua nga Paris Saint-Germaini francez, ndërsa sezonin e kaluar luajti me këtë skuadër në ligën e Katarit. Kimpembe, ish-kapiten i PSG-së dhe kampion bote, e nisi rrugëtimin në akademinë e klubit parisien në vitin 2005, kur ishte ende fëmijë. Paraqitjen e parë me ekipin senior e realizoi në vitin 2014. Gjatë karrierës së tij me Paris Saint-Germainin, ai zhvilloi 241 ndeshje dhe kontribuoi në një nga epokat më të suksesshme të klubit francez. Me PSG-në fitoi gjithsej 24 trofe, mes të cilëve tetë tituj në Ligue 1. Mbrojtësi u dallua për qasjen agresive dhe të pakompromis në repartin defensiv, si dhe për besnikërinë ndaj klubit nga Parisi. Ai ishte gjithashtu një nga lojtarët e paktë të formuar në akademinë e PSG-së që siguroi një vend titullari në një ekip me shumë yje të futbollit botëror.

Lini një Përgjigje