Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes Nga Leonidha Mërtiri Fillimi i

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes Nga Leonidha Mërtiri Fillimi i

Pikat kryesore

  • Nga Leonidha Mërtiri Fillimi i protestës që nisi gati dy muaj më parë nuk mund të mos shkaktonte entuziazëm.
  • Nisi me një pjesëmarrje masive, ku të rejat dhe të rinjtë ishin violinë e parë, paqësore, pa shashkat, molotovët, fishekëzjarrët e mëparshëm, pa ulërima dhe thirrje vdekjeje…
  • Dhe, një reflektim serioz ndaj qeverisjes, pa mbetur në fjalë të bukura, kërkon, pikërisht në radhë të parë këta njerëz me integritet, të ditur, idealistë.

Nga Leonidha Mërtiri Fillimi i protestës që nisi gati dy muaj më parë nuk mund të mos shkaktonte entuziazëm. Nisi me një pjesëmarrje masive, ku të rejat dhe të rinjtë ishin violinë e parë, paqësore, pa shashkat, molotovët, fishekëzjarrët e mëparshëm, pa ulërima dhe thirrje vdekjeje… Ajo, po shkundëte politikën dhe të gjithë ne, pa qenë utopikë, me forcë të re, më të besueshme, – se mund t’ia arrijmë asaj që dëshirojmë: larg korrupsionit, me njerëz seriozë, të zotë, të përkushtuar dhe atdhetarë të vërtetë, jo me xhvatës apo hileqarë të pacipë, që hedhin gurë e fshehin dorën. Legjitime kjo. Sepse dhimbet çdo pëllëmbë e këtij vendi, çdo frymë e tij, që t’i gëzohen kthimit të njerëzve tanë përtej deteve, ikur nga sytë këmbët prej mosrrugëdaljes, pa e zgjatur kohën duke pritur e pritur, lënë prapa vendin, njerëzit më të afërm të tyre. Dhe, një reflektim serioz ndaj qeverisjes, pa mbetur në fjalë të bukura, kërkon, pikërisht në radhë të parë këta njerëz me integritet, të ditur, idealistë. Këtu mendojmë të ndalemi për një reflektim real të qeverisjes. Vendi i ka ata aty dhe në diasporë, madje, personalitete të njohur, të rinj apo specialistë me një barrë dijesh dhe përvoje në të gjitha fushat, që mund ta drejtojnë atë suksesshëm. E rëndësishme është t’i vlerësosh dhe të jesh transparent me ta. Por dhe as duke u grumbulluar gjithçka vetëm në duart e shefit të qeverisë. Kështu, edhe besimi i humbur, jo pak, do të kthehet konkretisht dhe jo përmes retorikave të zbrazëta e pa fund. Pyetjet “kush është pranë kryeministrit?” apo “më thuaj kë pranë ke, të të them se cili je” në vlerësim të bashkëpunëtorëve, do të kenë përgjigje më të zëshme dhe inkurajuese nga drejtimi i gjithësecilit. Dialogu i njerëzve në krahë të tij me personalitete të njohur apo qytetarë të thjeshtë, duke parë së bashku plagët e qeverisjes do të bënte që të ishim më afër një reflektimi serioz. Në këtë mënyrë u ngushtohet rrezja dhe qëndrimeve autoritariste, që bëhen shkak për staturën pushtetare të njëshit , qoftë ky në ekzekutiv apo gjetkë.

Lini një Përgjigje