Heshtje, zi dhe kurora me lule/ U përplasën për vdekje teksa ishin duke luajtur, homazhe…

Heshtje, zi dhe kurora me lule/ U përplasën për vdekje teksa ishin duke luajtur, homazhe…

Pikat kryesore

  • Banorë të zonës, fëmijë, por edhe zyrtarë lokalë e deputetë kanë shkuar për të zhvilluar homazhe në ndër të dy të miturve, të cilët u përplasën tragjikisht nga një makinë teksa ata ishin duke luajtur.
  • E pranishme ishte edhe Zv/kryeministrja Albana Koçiu, e shoqëruar nga kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako.
  • Koçiu nuk pranoi të flasë për mediat, duke theksuar se duhet të respektohet dhimbja, ndërsa garantoi për marrjen e masave.

Në zonën e ish-Kënetës në Durrës ka pllakosur zia! Banorë të zonës, fëmijë, por edhe zyrtarë lokalë e deputetë kanë shkuar për të zhvilluar homazhe në ndër të dy të miturve, të cilët u përplasën tragjikisht nga një makinë teksa ata ishin duke luajtur. Vogëlushët K.N. 9 vjeç dhe E.M. 12-vjeç humbën jetën, ndërsa një 8-vjeçar mbeti i plagosur. E pranishme ishte edhe Zv/kryeministrja Albana Koçiu, e shoqëruar nga kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako. Koçiu nuk pranoi të flasë për mediat, duke theksuar se duhet të respektohet dhimbja, ndërsa garantoi për marrjen e masave. “Le të respektojmë dhimbjen sot. Do merren të gjitha masat”, tha ajo.

Lini një Përgjigje