Aksidentoi për vdekje dy të miturit në Durrës/ Policia largon nga zona familjen e Nikolla…

Aksidentoi për vdekje dy të miturit në Durrës/ Policia largon nga zona familjen e Nikolla…

Pikat kryesore

  • Menjëherë pas aksidentit tragjik, policia ka larguar nga zona familjen e autorit, Nikolla Rradaçi.
  • Nikolla Radaçi është autori, i cili aksidentoi për vdekje dy të miturit dhe plagosi rëndë një tjetër, ditën e djeshme, 3 maj, në qytetin e Durrës, në zonën e ish-Kënetës.
  • Sipas banorëve, por edhe policisë, Nikolla Radaçi ishte një person problematik.

Menjëherë pas aksidentit tragjik, policia ka larguar nga zona familjen e autorit, Nikolla Rradaçi. Nikolla Radaçi është autori, i cili aksidentoi për vdekje dy të miturit dhe plagosi rëndë një tjetër, ditën e djeshme, 3 maj, në qytetin e Durrës, në zonën e ish-Kënetës. Sipas banorëve, por edhe policisë, Nikolla Radaçi ishte një person problematik. Ai lëvizte nëpër lagje me shpejtësi të lartë dhe nënë efektin e alkoolit. Banorët dëshmojnë se ai ishte kthyer në makth për sigurinë në lagje. Ndërkohë pas arrestimit, vetë Nikolla Radaçi është shprehur i penduar teksa ka pranuar se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe nuk mbante mend asgjë se çfarë kishte ndodhur. Para uniformave të policisë është shprehur: Më vrisni! Ai po mbahet në monitorim të vazhdueshëm dhe në masa të rrepta sigurie, pasi sapo qëndron vetëm, tenton t’i japë fund jetës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Lini një Përgjigje