United, sërish në “pallatin e ëndrrave”/ Skuadra nga Manchester fiton 3-2 ndaj rivalëve…

United, sërish në “pallatin e ëndrrave”/ Skuadra nga Manchester fiton 3-2 ndaj rivalëve…

Pikat kryesore

  • “Old Trafford” është kthyer edhe një herë në “Pallatin e Ëndrrave” për Manchester United dhe tifozët e tij, që festuan triumfin në sfidën ndaj rivalëve të përjetshëm të Liverpool.
  • “Djajtë e Kuq” fituan 3-2, në një ndeshje me të vertëtë spektakolare dhe që ktheu në mend kohët e lavdishme të tyre.
  • Sfida nisi në mënyrën më të mirë për të zotët e shtëpisë, që shënuna dy gola në 14 minutat e para.

“Old Trafford” është kthyer edhe një herë në “Pallatin e Ëndrrave” për Manchester United dhe tifozët e tij, që festuan triumfin në sfidën ndaj rivalëve të përjetshëm të Liverpool. “Djajtë e Kuq” fituan 3-2, në një ndeshje me të vertëtë spektakolare dhe që ktheu në mend kohët e lavdishme të tyre. Sfida nisi në mënyrën më të mirë për të zotët e shtëpisë, që shënuna dy gola në 14 minutat e para. Matheus Cunha kaloi United në epërsi që në minutën e gjashtë, ndërsa Beniamin Sesko dyfishoi shifrat. Pavarësisht rasteve për shënim nga të dyja skuadrat, pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 të vendasve. Por pas pushimit, entuziazmi i tyre u shua shpejt. Në minutën e 47-të, Slobozlai ktheu në lojë Liverpool, që më pas barazoi shifrat me Gakpo në minutën e 56-të. Ndeshja u bë më e luftuar, ndërsa për të kthyer sërish festën në tribuan e “Old Trafford” mendoi Kobi Mainoo. Mesfushori shënoi golin e tretë dhe të fitores për Manchester United në minutën e 77-të, duke vulosur edhe fatin e sfidës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! United pret “Old Trafford”/ Vetëm barazim 2-2 në fushën e Lyon, kualifikimi i hapur Premier League/ Dy humbje radhazi për “Djajtë” e Amorim, Manchester “bie” ndaj Nottingham Europa Leauge/ Amorim fiton të parën në “Old Trafford”, Hojlund nderon “Djajtë” ndaj Bodo/Glimt

Lini një Përgjigje