Pikat kryesore
- Dy vajza të reja janë vënë në pranga këtë të hënë në Tiranë, pasi një ditë më parë ato i vunë flakën apartamentit që kishin marrë me qira, për shkak të pakujdesisë.
- Si pasojë e zjarrit, nuk është dëmtuar vetëm apartamenti i tyre por edhe disa apartamente ngjitur.
- Nga ky aksident u rrezikua edhe jeta e fqinjit me inicialet A.K, i cili përfundoi në spital për shkak të asfiksisë.
Dy vajza të reja janë vënë në pranga këtë të hënë në Tiranë, pasi një ditë më parë ato i vunë flakën apartamentit që kishin marrë me qira, për shkak të pakujdesisë. Si pasojë e zjarrit, nuk është dëmtuar vetëm apartamenti i tyre por edhe disa apartamente ngjitur. Nga ky aksident u rrezikua edhe jeta e fqinjit me inicialet A.K, i cili përfundoi në spital për shkak të asfiksisë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset K. Sh., 25 vjeçe dhe S. Gj., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për shkak të pakujdesisë së tyre, ka rënë zjarr në banesën e tyre. Si pasojë janë dëmtuar banesa e tyre dhe banesat e fqinjëve. Gjithashtu, është dërguar në spital, shtetasi A. K, për shkak të asfiksisë, jashtë rrezikut për jetën.” , bëjnë me dije uniformat blu. Incidenti ndodhi paraditen e djeshme, në një kompleks pallatesh pranë Komunës së Parisit në kryeqytet.