Pikat kryesore
- Përkohësisht është komanduar Ervin Hodaj në Policinë e Durrësit.
- Tragjedia e Durrësit/ Familjet e dy të miturve, të bashkuar për ceremoninë mortore Aksidenti i rëndë në Durrës/ 8-vjeçari i plagosur, jashtë rrezikut për jetën.
- Pritet të kalojë në pavion Aksidenti tragjik në Durrës, policia: Drejtuesit të automjetit i ishte pezulluar dy herë patenta në vitin 2022
Nisur nga aksidenti shumë i rëndë i ndodhur dje, në qytetin e Durrësit, si pasojë e të cilit humbën jetën 2 të mitur dhe u dëmtua një tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita, në zbatim të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar nga detyra, për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave: -Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues Afrim Tafa; -Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj; -Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo. Përkohësisht është komanduar Ervin Hodaj në Policinë e Durrësit. Gjithashtu, menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Policisë Rrugore për të ngritur një grup ekspertësh të cilët shkuan në vendngjarje për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Tragjedia e Durrësit/ Familjet e dy të miturve, të bashkuar për ceremoninë mortore Aksidenti i rëndë në Durrës/ 8-vjeçari i plagosur, jashtë rrezikut për jetën. Pritet të kalojë në pavion Aksidenti tragjik në Durrës, policia: Drejtuesit të automjetit i ishte pezulluar dy herë patenta në vitin 2022