Tragjedia e Durrësit/ Familjet e dy të miturve, të bashkuar për ceremoninë mortore

Tragjedia e Durrësit/ Familjet e dy të miturve, të bashkuar për ceremoninë mortore

Pikat kryesore

  • Një ditë pas aksidentit tragjik në lagjen nr.15 të Durrësit, ku humbën jetën dy të mitur, në zonë ka mbizotëruar heshtja dhe trishtimi.
  • Familjet e dy të miturve që humbën jetën, kanë hapur dyert e mortit.
  • Nikoll Radaçi, i cili dje përplasi për vdekje me makinë 2 të mitur dhe plagosi rëndë 1 tjetër, rezulton si shofer që është ndëshkuar disa herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Një ditë pas aksidentit tragjik në lagjen nr.15 të Durrësit, ku humbën jetën dy të mitur, në zonë ka mbizotëruar heshtja dhe trishtimi. Familjet e dy të miturve që humbën jetën, kanë hapur dyert e mortit. Nikoll Radaçi, i cili dje përplasi për vdekje me makinë 2 të mitur dhe plagosi rëndë 1 tjetër, rezulton si shofer që është ndëshkuar disa herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në vitin 2022, 57-vjeçarit i është pezulluar 2 herë leja e drejtimit të makinës, ndërsa është ndëshkuar edhe më parë për parakalim të gabuar dhe për tejkalim të shpejtësisë. Lidhur me ngjarjen e rëndë, është pezulluar nga puna drejtori i Policisë Vendore të Durrësit, Afrim Tafa. Po ashtu, është pezulluar zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, kryekomisar Zija Sulaj si dhe shefi i Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, kryekomisar Kreshnik Skëndo./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Pezullohet drejtori i Policisë Durrës/ Tragjedia me të miturit, masa dhe për drejtues të tjerë Aksidenti i rëndë në Durrës/ 8-vjeçari i plagosur, jashtë rrezikut për jetën. Pritet të kalojë në pavion Aksidenti tragjik në Durrës, policia: Drejtuesit të automjetit i ishte pezulluar dy herë patenta në vitin 2022

Lini një Përgjigje