Balla dëshmon në GJKKO për “Partizanin”: Ditë e madhe! Pashë Berishën në bankën e të…

Balla dëshmon në GJKKO për “Partizanin”: Ditë e madhe! Pashë Berishën në bankën e të…

Pikat kryesore

  • Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është paraqitur këtë të enjte, 30 prill, në GJKKO.
  • Ai është thirrur për të dëshmuar lidhur me dosjen “Partizani”.
  • Në një reagim për mediat, ai u shpreh se i qendron kallëzimit të bërë ndaj kreut të PD Sali Berisha, për të cilin tha se ndërkohë që është në bankën e të akuzuarve, kjo konsiderohet si “Ditë e madhe për Shqipërinë”.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është paraqitur këtë të enjte, 30 prill, në GJKKO. Ai është thirrur për të dëshmuar lidhur me dosjen “Partizani”. Në një reagim për mediat, ai u shpreh se i qendron kallëzimit të bërë ndaj kreut të PD Sali Berisha, për të cilin tha se ndërkohë që është në bankën e të akuzuarve, kjo konsiderohet si “Ditë e madhe për Shqipërinë”. “Në bankën e të akuzuarve gjendjet një president dhe një ish-kryeministër për korrupsion. A kanë bërë politikanët korrupsion në Shqipëri, pa dyshim që po! Ajo që thamë në vitin 2016, kur miratuam reformën në drejtësi me votën e të gjithëve, edhe me votën e atij që sot gjendet në bankën e të akuzuarve, që do të vijë një ditë në Shqipëri, ku politikanët do të gjenden në bankën e të akuzuarve për korrupsion. Unë besoj se shqiptarët sot kanë më shumë besim te drejtësia dhe drejtësia është një institucion, që po forcohet dita-ditës. Ajo që mendoj unë, që politikanët, që vijnë këtu duhet që të mbështesin drejtësinë, punën e lavdërueshme të Prokurorisë së Posaçme, të cilët po çmontojnë korrupsionin shumëvjeçar në Shqipëri. Që nga viti 1912, ku shqiptarët bënë shtetin e tyre të parë, Shqipëria nuk ka qenë kurrë më shumë afër Europës, se sa është sot. Arsyeja se përse jemi më shumë afër Europës është reforma në drejtësi, e cila ka rikthyer besimin tek drejtësia. Një besim që nuk ka qenë asnjëherë “, tha Taulant Balla. Lajmi në përditësim…

Lini një Përgjigje