Pikat kryesore
- Botërori i këtij viti, do të jetë një rekord financiar për 48 kombëtaret pjesëmarrëse.
- Pas kërkesave të shumta nga federatat, FIFA vendosi një rritje prej 15% të shpërblimeve totale, duke e çuar fondin në 871 milionë dollarë.
- Ky vendim përfaqëson një nga paketat financiare më të mëdha në historinë e turneut dhe synon të mbështesë jo vetëm ekipet që do zbresin në fushë, por edhe zhvillimin e futbollit global.
Botërori i këtij viti, do të jetë një rekord financiar për 48 kombëtaret pjesëmarrëse. Pas kërkesave të shumta nga federatat, FIFA vendosi një rritje prej 15% të shpërblimeve totale, duke e çuar fondin në 871 milionë dollarë. Ky vendim përfaqëson një nga paketat financiare më të mëdha në historinë e turneut dhe synon të mbështesë jo vetëm ekipet që do zbresin në fushë, por edhe zhvillimin e futbollit global. Sa i përket shpërblimeve sipas renditjes përfundimtare, struktura mbetet e pandryshuar. Fituesi i Kupës së Botës do të përfitojë 50 milionë, ndërsa finalisti 33 milionë dollarë. Ekipet që arrijnë në gjysmëfinale dhe fazat e tjera do të shpërblehen gjithashtu me shuma të konsiderueshme, duke garantuar përfitime të mëdha për të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse. Nga vendi i 33 deri në të 48 kombëtaret do të depozitojnë një bonus prej 9 milionë dollarësh. FIFA zhvilloi gjithashtu negociata për të hequr detyrimin për taksat federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku parashikohet që këto shoqata të paguanin një taksë federale prej 21%, e cila rritet deri në 37% për të ardhurat e lojtarëve individualë. Ndërkohë, Kanadaja dhe Meksika, bashkëorganizatorë të Kupës së Botës kanë ofruar përjashtime tatimore për kombëtaret që luajnë në territorin e tyre. Me këtë rritje të re financiare, Botërori 2026 pritet të jetë jo vetëm më i madhi në histori për nga numri i ekipeve, por edhe më fitimprurësi, duke reflektuar ambicien e FIFA-s për të zgjeruar dhe zhvilluar futbollin në çdo cep të globit.