Pikat kryesore
- Jamarbër Malltezi, duke folur për mediat pas seancës GJKKO, akuzoi Taulant Ballën se ka dhënë dëshmi të pavërteta para trupës gjykuese.
- Tha se kam përfituar 5% nga pronarët, por nuk paraqiti asnjë dokument dhe u justifikua se e kishte nga burime mediatike.
- Gënjeu edhe për pretendimin se kam marrë 60% të aksioneve, duke thënë se e kishte ‘me të dëgjuar’,” u shpreh Malltezi.
Jamarbër Malltezi, duke folur për mediat pas seancës GJKKO, akuzoi Taulant Ballën se ka dhënë dëshmi të pavërteta para trupës gjykuese. Sipas Malltezit, deklarimet e Ballës në gjykatë ishin “mashtrim nga fillimi në fund”, ndërsa shtoi se kallëzimi i bërë prej tij në Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përmban, sipas tij, “11 gënjeshtra”. “Balla gënjeu në Gjykatë. Tha se kam përfituar 5% nga pronarët, por nuk paraqiti asnjë dokument dhe u justifikua se e kishte nga burime mediatike. Gënjeu edhe për pretendimin se kam marrë 60% të aksioneve, duke thënë se e kishte ‘me të dëgjuar’,” u shpreh Malltezi. Ai shtoi se gjatë seancës, Balla nuk dha prova konkrete dhe shmangu përgjigjet për disa deklarata të mëparshme, ndërsa e cilësoi dëshminë e tij si të pabesueshme. Malltezi deklaroi gjithashtu se në seancat e ardhshme do të paraqesë kundërshtime për dëshminë e Ballës, duke këmbëngulur se pretendimet e tij janë të mbështetura në fakte dhe jo në interpretime. “Do të jemi në seancën tjetër për të kundërshtuar deklaratat e tij. Këto që them nuk janë pretendime, por fakte. Do të përsërisim kallëzimin penal ndaj Taulant Ballës dhe Edi Ramës për mashtrim,” tha ai.