Pikat kryesore
- Në muajin Janar, Prokuroria e Posaçme, ushtroi kontrolle në banesën dhe zyrën e Arbër Abazit, i cili ka edhe lidhje familjare me ish zëvendës kryeministren Balluku, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj.
- Kontrollet u kryen në lidhje me procedurat e tenderave të loteve të Unazës së Madhe, për të cilat ish zv kryeministrja është nën hetim.
- Emri i tij ka dalë në dosjen e Ballukut për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranë.
Në kuadër të hetimeve që po kryhen për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ditën e sotme, biznesmeni Arbër Abazi, administrator i “Alko Impex”, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në muajin Janar, Prokuroria e Posaçme, ushtroi kontrolle në banesën dhe zyrën e Arbër Abazit, i cili ka edhe lidhje familjare me ish zëvendës kryeministren Balluku, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj. Kontrollet u kryen në lidhje me procedurat e tenderave të loteve të Unazës së Madhe, për të cilat ish zv kryeministrja është nën hetim. Emri i tij ka dalë në dosjen e Ballukut për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranë. Nga hetimi rezulton se për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7, fitues është bashkimi i operatorëve ekonomikë ‘Alko-Impex General Construction&2T’ sh.p.k. Kompania e Abazit, ka fituar ndërtimin e lotit 7 të Unazës së Madhe me një fond limit 2.353.597.373 lekë të reja.