Pikat kryesore
- 30 prilli theu heshtjen e gjatë në PD, me pak dramë dhe shumë humor.
- Në limitet e afatit të kandidaturave për kryetar të PD, 3 pretendentëve iu mbyll dera.
- “ Ja e shihni edhe vetë, na mbyllet dera, në ditën kur duhet të pranohen kandidaturat këta s’janë këtu.
Portokallia blu mbahet të enjten. 30 prilli theu heshtjen e gjatë në PD, me pak dramë dhe shumë humor. Në limitet e afatit të kandidaturave për kryetar të PD, 3 pretendentëve iu mbyll dera. E para, e provoi Evi Kokalari. Çoi avokatin me zarf, i thanë ta sjellë me postë. I dyti, Salianji. Nuk erdhi dot nga Londra. Çoi dy djem të rinj për të dorëzuar edhe ai zarfin. Por veç rojës, nuk gjetën askënd tjetër. Tentuan të hapin edhe derën, por e gjetën të kyçur. “ Ja e shihni edhe vetë, na mbyllet dera, në ditën kur duhet të pranohen kandidaturat këta s’janë këtu. Për ne është e qëllimshme.” u shpreh Berberi, përfaqësues i Salianjit. Salianji i vetëpërjashtuar nuk shkeli dot në oborr, si do kandidojë për kryetar? Nga gjithë të tjerët, ai ka dorëzuar edhe platformën e tij. Kërkon një hap pas nga Berisha, mbajtjen e nenit Basha, lista të hapura 100%, bashkëpunim me SHBA dhe BE si dhe mbështetje të pakushtëzuar për SPAK. Por në PD, kanë arsye më subjektive. “Jo doni të sjellë Rama të kandidojë të sjellë dokumentet për Gysin, jo, për Suelin jo. Kur të bëhen zgjedhje për administrator të Gysit, po mund të shkojnë. Këtu dera e hapur për Gysin, kurrë.” tha Noka. Kurse Alesia Balliu çoi dy herë postierin e vet. Por nëse arsyeja e ndalimit të Salianjit është më shumë subjektive, për Alesia Balliun është më tepër objektive. “Për Varikarlon, dera kurrë e hapur.” u shpreh Noka. Zarfet ngelën në recepsion, në pritje të Albana Vokshit, e cila ditën kur duhet të priste kandidaturat në Tiranë, kishte punë më të mëdha, shoqëronte kryekandidatin në Zagreb. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Për herë të parë…/ SHBA-të mund të vendosin raketa hipersonike kundër Iranit Money Report me Genta Dobra, (30/04/2026) Tentoi të vidhte banesën e një të moshuari, e dhunoi dhe kërcënoi me thikë/ Fier, arrestohet 53-vjeçari