Pikat kryesore
- Një 50-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap në Portin e Durrësit me mallra të kontrabanduara.
- Gjithashtu është proceduar edhe një shtetas tjetër që transportonte me kamionçinë, qindra litra pije alkoolike pa fatura origjine.
- Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Një 50-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap në Portin e Durrësit me mallra të kontrabanduara. Gjithashtu është proceduar edhe një shtetas tjetër që transportonte me kamionçinë, qindra litra pije alkoolike pa fatura origjine. Mallrat janë sekuestruar nga policia. “Në vijim të kontrolleve të mbështetura tek analiza e riskut dhe puna operative që janë intensifikuar në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, dhe për garantimin e qarkullimit të sigurt të shtetasve dhe mallrave, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit goditën në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 2 tentativa për të kontrabanduar mallra”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Për herë të parë…/ SHBA-të mund të vendosin raketa hipersonike kundër Iranit Money Report me Genta Dobra, (30/04/2026) Tentoi të vidhte banesën e një të moshuari, e dhunoi dhe kërcënoi me thikë/ Fier, arrestohet 53-vjeçari