Një “Mereme” për fronin blu/ Mjekja përballë doktorit? Dorëzon dokumentacionin e…

Një “Mereme” për fronin blu/ Mjekja përballë doktorit? Dorëzon dokumentacionin e…

Pikat kryesore

  • Me syze dielli në këtë ditë me shi, kjo zonjë erdhi në seli për të sfiduar Sali Berishën për kryetar të PD.
  • Quhet Mereme Sela, nga Fushë Kruja, mjeke epidemiologe në QSUT, me shumë eksperiencë në shëndetësi por me pak rezultate në politikë.
  • “Jam anëtare e PD, mora pjesë në primaret e Durrësit, dola me 43 vota, jam epidemiologe në QSUT.

Me syze dielli në këtë ditë me shi, kjo zonjë erdhi në seli për të sfiduar Sali Berishën për kryetar të PD. Quhet Mereme Sela, nga Fushë Kruja, mjeke epidemiologe në QSUT, me shumë eksperiencë në shëndetësi por me pak rezultate në politikë. “Jam anëtare e PD, mora pjesë në primaret e Durrësit, dola me 43 vota, jam epidemiologe në QSUT. Role drejtuese nuk më është dhënë asnjëherë. Unë garoj për kryetare e Partisë Demokratike dhe në qoftë se popullit i intereson shëndeti, arsimi, fëmija, jam një nga personat me gjithë background-in e duhur” tha ajo. Meremja do garë, por kur rebelët duan përballje me doktorin, ajo ka shumë respekt për profesorin. “Kam shumë respekt për Doktorin sepse e kam koleg, profesor”- u shpreh ajo. Edhe pse me profilin më të ulët, sinjali i parë nga selia blu është se Meremja duhet të bëhet gati për garën me Berishën. “Mereme Sela është demokrate, është anëtare e partisë. Plotësimi i kritereve është çështje e institucioneve, por ajo është demokrate,” tha Noka. Kjo mund të jetë gara më gazmore në historinë e PD, një epidemiologe që do të shpëtojë PD nga berishizmi, apo do të kurojë edhe një herë fytyrën e vjetër të Berishës. Gjithsesi, gjetja mbetet historike: një mjeke përballë doktorit. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Berisha nuk pranon garë”, Lami: PD nuk rigjenerohet dot! Pasojat e vërteta do t’i shohim në zgjedhjet e 2027 PD u mbyll derën Salianjit e Kokalarit/ Nuk pranon dosjet e kandidimit për kryetar, do t’i dërgojnë me postë Salianji kandidon për kreun e PD/ Nga Londra njofton se të enjten do të depozitojë dokumentacionin në selinë blu

Lini një Përgjigje