Pikat kryesore
- Policia Kufitare ndërhyri në zonën e “Kepit të Rigonit”, përballë plazhit të Llamanit, pasi u njoftua për një gomone që po lëvizte në mënyrë të pakontrolluar dhe me shpejtësi, pa persona në bord.
- Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues, një 35-vjeçar banues në Orikum, kishte rënë në det gjatë lëvizjes dhe më pas kishte dalë në gjirin e Llamanit i dëmtuar në këmbë.
- Ai u transportua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia Kufitare ndërhyri në zonën e “Kepit të Rigonit”, përballë plazhit të Llamanit, pasi u njoftua për një gomone që po lëvizte në mënyrë të pakontrolluar dhe me shpejtësi, pa persona në bord. Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues, një 35-vjeçar banues në Orikum, kishte rënë në det gjatë lëvizjes dhe më pas kishte dalë në gjirin e Llamanit i dëmtuar në këmbë. Ai u transportua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gomonia, e cila përbënte rrezik për mjetet e tjera lundruese dhe pushuesit në zonë, u vu nën kontroll nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare. Një punonjës i Njësisë Policore Detare u hodh në bord dhe arriti ta ndalonte mjetin. Më pas, gomonia u tërhoq në Pikën e Kalimit Kufitar të Himarës për verifikime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban Zelensky paralajmëron Bjellorusinë: Hiqni pajisjet sinjalizuese që Rusia i përdor për sulme Rama mbron Zvërnecin, por jo Elisën/ Çupi: Lëvizja e Elisës dhe ‘Neomalësores’, tradhëti kombëtare dhe përdorim i postit zyrtar