Pikat kryesore
- TIRANË- Nis në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion procesi i radhës për dosjen “Partizani”, ku të pandehur janë marrë pesë persona, mes të cilëve ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
- Ylli Pango, Tetis Lubonja, Altin Ceni e Paro Laçi, janë katër dëshmitarët, që do të paraqiten sot përpara togave të zeza, të thirrur nga organi i akuzës.
- Sipas SPAK, ish-ministri i Sporteve Ylli Pango ndryshoi “Ligjin për Sportet”, duke i hapur rrugë ndërtimit të 19 kullave në ish-kompleksin Partizanit.
TIRANË- Nis në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion procesi i radhës për dosjen “Partizani”, ku të pandehur janë marrë pesë persona, mes të cilëve ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Ylli Pango, Tetis Lubonja, Altin Ceni e Paro Laçi, janë katër dëshmitarët, që do të paraqiten sot përpara togave të zeza, të thirrur nga organi i akuzës. Sipas SPAK, ish-ministri i Sporteve Ylli Pango ndryshoi “Ligjin për Sportet”, duke i hapur rrugë ndërtimit të 19 kullave në ish-kompleksin Partizanit. Pango është ish-ministri i dytë që dëshmon në këtë proces, pas Genc Rulit. Ish-kryeministri Sali Berisha është marrë i pandehur bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave për aferën e kompleksit “Partizani”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Rezultatet kryesore të Samitit në Zvicër mbi bisedimet Iran-SHBA Media britanike: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare Nis korrja e grurit/ Rama publikon pamje nga Durrësi: Njerëzit e punës nxjerrin çdo ditë më të mirën nga toka shqiptare