Pikat kryesore
- Në fjalën e tij, Hoxha bëri me dije se ministrat kanë diskutuar për emigracionin dhe rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
- Theksoi mbështetjen e fortë të këtyre vendeve për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor.
- Pas ministrit Hoxha, fjalën e mori Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Juraj Blanar i cili tha se Shqipëria ka pasur përparim sa i takon negociatave për anëtarësim në BE.
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha doli sot e enjte, 30 prill në një deklaratë të përbashkët për mediat me ministren Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Petr Macinka dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Juraj Blanár. Në fjalën e tij, Hoxha bëri me dije se ministrat kanë diskutuar për emigracionin dhe rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Theksoi mbështetjen e fortë të këtyre vendeve për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor. Pas ministrit Hoxha, fjalën e mori Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Juraj Blanar i cili tha se Shqipëria ka pasur përparim sa i takon negociatave për anëtarësim në BE. “Ju falenderoj për mikpritjen. Diksutime shumë të frytshme. Ishte mjaft produktiv. Integrimi i Ballanit Peredimor është strategjike. Perspektiva e rajonit u përcaktua qartë në samitin e Selanikut në 2003.Nevoja urgjente për zgjerim është më e domosdoshme. Është një element kyç për sigurinë e kontinentit. Është thelbësor për tradidat gjeo-politike. Rëndësia strategjike e rajonit është theksuar edhe më tej. Ne e shohim vizitën e “S3” në Tiranë si në kohën e duhur. Qysh për hapjen e anëtarësimit Shqipëria ka pasur përparim dhe ka përmbushur kritetet e integrimit. Shqipëria mund të shndërrohet në kampione në këtë fushë. Është me rëndësi për të gjithë rajoni që të ketë sa më shumë shembuj pozitiv. “S3” është mbështetës për anëtarësimin me të drejta të plota. Kërkojmë që parimi i mertiës të jetë kyç”, tha Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Juraj Blanar.