Arbana Osmani rikthehet në ekran: Ja ku do ta shikojmë këtë të premte

Pas disa ditësh postimesh enigmatike, Arbana Osmani ka zbuluar se do të rikthehet në ekran, por jo me një projekt të ri. Moderatori i njohur do të jetë e ftuar speciale në finalen e X Factor Albania.

Pas disa postimeve misterioze, përfshirë një pyetje për zgjedhjen e veshjes dhe një video ku pyet “Do shihemi?”, Arbana ka zbuluar se do të ndajë skenën për herë të parë me Alketa Vejsiun. Dy nga moderatorët më të dashur të ekranit shqiptar do të bashkëpunojnë për një moment të veçantë, që do të shënojë një nga ngjarjet më të mëdha televizive të këtij sezoni.

Pasi ndanë një bisedë të ngrohtë dhe nostalgjike në Mirëmbrëma yje, tani është koha që dy ikonat e ekranit të ndajnë reflektorët në një shfaqje spektakolare.

Finalja e X Factor Albania, e cila do të transmetohet këtë të premte në Klan TV në orën 21:00, do të shpallë fituesin e këtij edicioni, mes Rigersit, Leandrës dhe Salvatores.

Lini një Përgjigje