Pikat kryesore
- E ftuar mbrëmë në “Goca dhe Gra”, Selin Bollati nuk i ka kursyer fjalët për videon e Rogert Sterkajt, i cili vazhdon të performojë këngën e famshme që i dedikoi asaj në shtëpi.
- Në vend që të tërhiqej, ish-konkurrenti tregoi një shpërfillje totale.
- Nga një resort luksoz, duke na ekspozuar orën e shtrenjtë dhe duke shijuar pushimet, ai ka hedhur sot një tjetër video ku këndon vargjet e modifikuara: “Alla ja Selina, alla ja Dubai, alla ja Khalifa”.
Drama mes tyre duket se nuk ka fund! E ftuar mbrëmë në “Goca dhe Gra”, Selin Bollati nuk i ka kursyer fjalët për videon e Rogert Sterkajt, i cili vazhdon të performojë këngën e famshme që i dedikoi asaj në shtëpi. A do ta shohim dyshen në dyert e gjykatave? Selin thotë jo, por mesazhi i saj ishte i qartë: “ Tek pjata ime, unë ha në emrin e Selin, ndërsa Rogerti paska dëshirë të ecë me emrin tim.” Ndonëse rrethi i saj i ngushtë e ka këshilluar ta hedhë në gjyq për shfrytëzimin e emrit, ish-banorja ka vendosur t’ia lërë drejtësinë në dorë të Zotit. Po a ia ndjeu fare Rogertit për këtë paralajmërim? As pak! Në vend që të tërhiqej, ish-konkurrenti tregoi një shpërfillje totale. Nga një resort luksoz, duke na ekspozuar orën e shtrenjtë dhe duke shijuar pushimet, ai ka hedhur sot një tjetër video ku këndon vargjet e modifikuara: “Alla ja Selina, alla ja Dubai, alla ja Khalifa”. Duke e quajtur një “bombë”, ai po e shfrytëzon në maksimum gjithë këtë zhurmë mediatike për të paralajmëruar atë që e quan hitin e vitit. Me sa duket, loja me emrin e Selinës është kthyer në strategjinë perfekte të marketingut për projektet e tij të reja muzikore!