Turqia, zhgënjim “botëror”/ Australia arriti një fitore të madhe 2-0 në ndeshjen e parë

Turqia, zhgënjim “botëror”/ Australia arriti një fitore të madhe 2-0 në ndeshjen e parë

Pikat kryesore

  • Turqia vërtet ka futbollistë shumë të mirë si talentet Arda Gyler I Realit apo Kenan Jildiz I Juventusit, pa harruar të tjerët, veçse përballë Australisë u duk pa forcën e duhur dhe nuk mori dot as pikën.
  • Ekipi nga ana tjetër e botës nuk është se ishte më lart se Turqia, përkundrazi.
  • Turqit bënë plot 30 gjuajtje drejt portës, nga të cilat 8 në kuadrat.

Nuk mjaftojnë disa yje të rinj për të sjellë suksesin. Ashtu si pak lule nuk e sjellin pranverën. Turqia vërtet ka futbollistë shumë të mirë si talentet Arda Gyler I Realit apo Kenan Jildiz I Juventusit, pa harruar të tjerët, veçse përballë Australisë u duk pa forcën e duhur dhe nuk mori dot as pikën. Fituan të mbiquajturit “kangurët” me rezultatin e vogël 1-0, dhe me golin nga Nestori Irankunda, djaloshi 20-vjeçar me origjinë afrikane, që u bë shënuesi më I ri në moshë për Australinë në fazat finale të Kupës së Botës. Ekipi nga ana tjetër e botës nuk është se ishte më lart se Turqia, përkundrazi. Turqit bënë plot 30 gjuajtje drejt portës, nga të cilat 8 në kuadrat. Rivalët u përgjigjën me 9 goditje dhe 4 brenda shtyllave të portës. Gjithsesi, një skuadër e re australiane pati energji dhe optimizëm, po ashtu forcë fizike, shtatlartësi dhe unitet për të përballuar gjithçka. Po flasim për një ekip heterogjen, një Kullë e vërtetë e Babelit. Jo më kot trajneri Popoviç është me origjinë kroate, në fushë ka futbollistë me origjinë italiane, boshnjake, turke, apo nga Sri Lanka, afrikanë nga Uganda, Guinea, Tanzania, Kenia nga Sudani. Të shohim sesi do të vazhdojnë “kangurët” në Botëror, ndërsa Turqia duhet të reagojë sa më shpejt. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Netanyahu uron Trump për ditëlindje: Do ta çojmë aleancën SHBA-Izrael në nivele më të larta! Tragjedi në Kroaci, tre persona humbën jetën në një aksident detar Rumania emëron kryeministrin e ri/ Adrian Veshtea merr detyrën pas dorëheqjes së Eugen Tomak

Lini një Përgjigje