Pikat kryesore
- E papritura e radhës në Superligën shqiptare të futbollit ndodhi në Arenën e Rrogozhinës, ku Flamurtari arriti një fitore të pashpresuar, duke mbajtur ende gjallë shpresat për mbijetesë.
- Vlonjatët ia dolën 2-0 me gola të shënuar nga Haime në pjesën e parë dhe Ememe pas pushimit.
- Kampionët në fuqi të vendit ishin pa dy nga lojtarët kryesorë, si Aleksi dhe portieri Dajsinani, e padyshim që kjo mund të ketë pasur ndikim.
Janë javët e fundit dhe çudirat nisin të shtohen. E papritura e radhës në Superligën shqiptare të futbollit ndodhi në Arenën e Rrogozhinës, ku Flamurtari arriti një fitore të pashpresuar, duke mbajtur ende gjallë shpresat për mbijetesë. Vlonjatët ia dolën 2-0 me gola të shënuar nga Haime në pjesën e parë dhe Ememe pas pushimit. Kampionët në fuqi të vendit ishin pa dy nga lojtarët kryesorë, si Aleksi dhe portieri Dajsinani, e padyshim që kjo mund të ketë pasur ndikim. Ata patën edhe ndonjë rast, por ose gabuan rëndë, ose i ndaloi portieri mik, Aleksovski. Egnatia pati nevojë për fitoren, sepse Vllaznia ka nisur të shkëputet në krye të renditjes, e po ashtu Elbasani është bërë kërcënues. Nuk ia doli gjithsesi, e këtu ndikoi edhe kartoni i kuq i marrë nga Xhemajli i vendasve pikërisht në fund të pjesës së parë. Interesant fakti që gjyqtari Allkja i ktheu sërish ekipet në fushë, edhe pse kishte mbyllur pjesën e parë, dhe u këshillua me VAR-in. Sa për Flamurtarin, ky ishte një nga rastet e fundit për të synuar mbijetesën, sepse ndodhet në vendin e fundit të Superligës. Ndeshja tjetër e luajtur në të njëjtën orë, ajo mes Vorës e Vllaznisë, u mbyll pa gola. Të dy ekipet e gjetën rrugën e rrjetës, por gjithçka u quajt e pavlefshme nga arbitri, për pozicion jashtë loje dhe prekje të topit me dorë. Pas 32 ndeshjeve të luajtura, Vllaznia kryeson kampionatin me 60 pikë, Egnatia është e treta me 54 pikë, Vora ka 32 dhe Flamurtari mbyll ende renditjen me 29 pikë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Barazim “dramë” në Vlorë/ Flamurtari dhe Tirana ndahen 1-1, vlonjatët shpëtojnë në shtesë Flamurtari përjashton kapitenin/ Presidenti Sinan Idrizi largon nga skuadra Lorenc Trashin VIDEO/ Tensione në Vlorë, sherr mes skuadrave pas ndeshjes mes Flamurtarit dhe Elbasanit. Ndërhyn policia