Pikat kryesore
- Sali Berisha është paraqitur paraditen e kësaj të hëne, 20 prill, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion, në kuadër të masës së sigurisë për dosjen “Partizani”.
- Në dalje, ai vijoi me akuzat ndaj ish-kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.
- Ky i fundit, sipas tij, ka bërë avokatine gjyqtares Irena Gjoka.
Sali Berisha është paraqitur paraditen e kësaj të hëne, 20 prill, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion, në kuadër të masës së sigurisë për dosjen “Partizani”. Në dalje, ai vijoi me akuzat ndaj ish-kreut të SPAK-ut, Altin Dumani. Ky i fundit, sipas tij, ka bërë avokatine gjyqtares Irena Gjoka. “Ka fituar tre mbiemra të rinj për faqen e tij të zezë! Altin Hajro, personi që ka sharruar trupin e Jan Prengës. Troplini e mori nga Elvis Doçi. Kreshnik Farruku nga Manza, se ky ka kaq shumë mbiemra sa i ngatërrohen pagoi disa miliona për t’ja ngatërruar CV-në e tij me të vëllain e së fundmi Irena Gjoka. I dhuron mbiemrin Altinit si shpërblim për avokatinë e turpshme që i bëri një krimineleje”, deklaroi kreu i PD-së. Kur u pyet se kë gjeti brenda SPAK-ut, u përgjigj ekzaktësisht kështu: Ishte Dumani, po hidhnin valle me Irenën! Vijoi me pretendimet se Dumani ka katër banesa të padeklaruara, teksa e krahasoi me ish-drejtoreshën e AKSHI-t.