Krizë në finale? Miri dhe Rogerti përplasen ashpër: Ke qenë ushtari im

Krizë në finale? Miri dhe Rogerti përplasen ashpër: Ke qenë ushtari im

Pikat kryesore

  • Debatet mes katër finalistëve nuk kanë munguar as mbrëmjen e sotme, në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 5.
  • Rogerti dhe Miri janë përplasur ashpër mes tyre, ndërsa akuzonin njëri-tjetrin për prishjen e aleancës së tyre.
  • Nga njëra anë, Miri është shprehur se Rogerti e ka përdorur miqësinë e tyre për të arritur në finale, kurse vetë Rogerti u shpreh se Miri nuk kishte më asnjë lojë për të bërë.

Debatet mes katër finalistëve nuk kanë munguar as mbrëmjen e sotme, në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 5. Rogerti dhe Miri janë përplasur ashpër mes tyre, ndërsa akuzonin njëri-tjetrin për prishjen e aleancës së tyre. Nga njëra anë, Miri është shprehur se Rogerti e ka përdorur miqësinë e tyre për të arritur në finale, kurse vetë Rogerti u shpreh se Miri nuk kishte më asnjë lojë për të bërë. Pjesë nga debati: Mateo: Rogerti është si kasetë e prishur. Vetëm ofendime dhe akuza. Asnjë akuzë e re, vetëm ofendime të reja. I ka futur thikë pas shpine Mirit. Rogerti: O Miri, mos u shit me ato mesazhe “Big Love”. Nuk të ka ardhur mesazh për lojtar. Miri: Çfarë lojtari je ti? Rogerti: Ti, zotëri, ke ngelur pa lojë. Miri: Problemi është se Rogerti u rikthye te Prime i 27 janarit. Jam super lojtar. Edhe të kam përdorur. Ke qenë ushtari im kamikaz. Je kamikaz. Rogerti: Jam strateg. Unë nuk të mbaj më me mirësjellje. Rogerti: Unë luftoj për vete, ky për vete. Miri: Ia ke futur vetes. Rogerti: Ty, jo vetes. Mateo: Ky është niveli më i ulët i shoqërisë. Rogerti: Miri ma ka futur 100 herë. Ka folur kundër meje kur ka qenë Tani. Mateo: Nuk është mirë Rogerti. Ka temperaturë. Miri: Është komplet jashtë orbite. Të gjitha këto që thotë i ka bërë ky. Kam ngrënë shumë sulme vetëm se kam qëndruar me këtë. Rogerti: Nuk je lojtar i fortë. Miri: Rogerti, kur erdhi nga Prime-i i kaluar, nuk priti asnjë moment që ta uroja për finalen, por e tregoi që ka përdorur miqësinë time për të arritur në finale. I bëre vetes vetëvrasje. Miri: Re në gropën që hape. Selin: E kam parashikuar kur kam thënë që këta do hanë kokat e tyre në mënyrë figurative.

Lini një Përgjigje