Pikat kryesore
- Ka nisur finalja e madhe e Big Brother VIP 5, ku njëri mes Mirit, Mateos, Rogertit dhe Selin do të fitues.
- Të pyetur nga moderatori Ledion Liço se çfarë ata do të bëjnë me Çmimin e Madh, finalistët u përgjigjën kështu: “Ishin emocione që kanë vazhduar gjatë gjithë ditës.
- Tani që u martuam duhet një shtëpi në Tiranë, që të rrimë me nusen”, tha Mateo.
Ka nisur finalja e madhe e Big Brother VIP 5, ku njëri mes Mirit, Mateos, Rogertit dhe Selin do të fitues. Të pyetur nga moderatori Ledion Liço se çfarë ata do të bëjnë me Çmimin e Madh, finalistët u përgjigjën kështu: “Ishin emocione që kanë vazhduar gjatë gjithë ditës. Intro ishte spektakël. Një super realizim nga produksioni. Si nuk e pashë Brikenën… Tani që u martuam duhet një shtëpi në Tiranë, që të rrimë me nusen”, tha Mateo. “Këto ditë, sidomos sot na ka zënë pjesa e nostalgjisë dhe melankolisë. Ditët mbaruan. Sot është nata e fundit. Por do kishim dashur ta vazhdonim pak më gjatë. Se tani sikur u miqësuam… Nëse i fitoj 100 mijë euro sot. Do t’i ndaj me 5 linjat që unë bashkëpunoj jashtë, familja ime, e Landit, e Dr. Florit, familja ime në Shqipëri, familja në Gjermani”, u shpreh Miri. “Ky tani është Miri SHPK. Unë jam Rogerti SHPK. Ky tani i merr produktet nga unë. Nuk ndihet mirë. T’ia tregojmë sonte me shqiptarët e dashur. Unë jam direkt për në bankë që t’ia ruaj djalit deri sa të bëhet 18 vjeç. Të bëjë çfarë të dojë. Babai e do fort”, u shpreh Rogerti. “Nuk ishte e çuditshme. Por super e çuditshme. Kishte momente që ishe nostalgjik. Duhet t’i ktheja përgjigje Rogertit dhe Mirit. Kishe momente që doje të rrije vetëm. Si javën e fundit e kam shijuar shumë. Një pjesë do shkojë për familjen time, për tu bërë bashkë dhe për të mos u ndarë më kurrë. Një pjesë më pas do të shkojnë për shtëpinë e fëmijës, një amanet që më ka lënë gjyshi im”, tha Selin.