Dëmin po e bën sheqeri”/ Kardiologia ngre alarmin: Hipertensioni tek fëmijët është…

Dëmin po e bën sheqeri”/ Kardiologia ngre alarmin: Hipertensioni tek fëmijët është…

Pikat kryesore

  • Sëmundjet kardiovaskulare po shfaqen gjithnjë e më shpesh edhe tek moshat e reja, duke u kthyer në një shqetësim serioz për shëndetin publik.
  • Ekspertët paralajmërojnë se faktorë si obeziteti, ushqyerja e pashëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik po ndikojnë ndjeshëm në rritjen e rasteve të hipertensionit tek fëmijët.
  • “Nëse rreth viteve 2000 hipertensioni tek fëmijët zinte një peshë rreth 3%, tani ka kontinente që shkojnë deri në 8%.

Sëmundjet kardiovaskulare po shfaqen gjithnjë e më shpesh edhe tek moshat e reja, duke u kthyer në një shqetësim serioz për shëndetin publik. Ekspertët paralajmërojnë se faktorë si obeziteti, ushqyerja e pashëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik po ndikojnë ndjeshëm në rritjen e rasteve të hipertensionit tek fëmijët. E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, këtë të martë, më 16 qershor, mjekja kardiologe Ëngjëllushe Hasani pohoi se nga analizat globale të viteve 2024-2025, hipertensioni tek fëmijët është dyfishuar krahasuar me dy dekada më parë. “Nëse rreth viteve 2000 hipertensioni tek fëmijët zinte një peshë rreth 3%, tani ka kontinente që shkojnë deri në 8%. Europa e ka 8% nivelin e hipertensionit tek fëmijët. Shkaku kryesor në lidhje me këtë trend rritës është obeziteti. Është momenti që të themi se është fundi i epokës së konsumimit të sheqerit dhe kripës. Ka shumë rëndësi trajtimi i tyre në kohë për dekadat që vijnë sepse një fëmijë që ka obezitet dhe hipertension në moshën e tij, është dyfish i riskuar në moshën 35 vjeçare për të pësuar një vdekje të papritur. Një në katër fëmijë obezë zhvillon hipertension, atëherë një prindi që ka fëmijë obezë, gjëja e parë që duhet t’i shkojë mendja është që t’i masë tensionin.” Sipas mjekes edhe pse shumë herë neglizhohet procesi i matjes së tensionit arterial tek fëmijët, Shoqata Europiane e Hipertensionit rekomandon matjen e tensionit që në moshën 3 vjeçare. “Sigurisht që janë aparatura të vogla dhe jo vetëm një matje tregon që fëmija vuan nga tensioni. Bëhet matje një-javore, dy herë në ditë dhe për të vlerësuar në mënyrë të saktë. Atëherë standarti i artë është matja ambulatore e presionit arterial, e cila bëhet nëpërmjet holterit të tensionit. Kjo gjë nuk aplikohet dhe nuk artikulohet fare në vendin tonë. Janë gjëra të reja por ne duhet të kthejmë gjithmonë vëmendjen nga fëmijët. Këto janë sëmundje pa shenja.” Një tjetër alarm i ngritur nga mjekja lidhet me konsumin e lartë të sheqerit në dietën e fëmijëve, i cili sipas saj po ndikon drejtpërdrejt në shtimin e problemeve kardiovaskulare që në moshë të hershme.

Lini një Përgjigje