Pikat kryesore
- Monedha europiane po përballet me një tjetër valë dobësimi në tregun shqiptar.
- Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një euro këmbehet me 94.89 lekë ndërsa në tregun valutor vlera e saj ka rënë edhe më tej duke u tregtuar në rreth 94.5 lekë.
- Ekspertët e ekonomisë e lidhin këtë zhvlerësim me Fluksi i turistëve të huaj, remitancat, si dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme.
Monedha europiane po përballet me një tjetër valë dobësimi në tregun shqiptar. Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një euro këmbehet me 94.89 lekë ndërsa në tregun valutor vlera e saj ka rënë edhe më tej duke u tregtuar në rreth 94.5 lekë. Ekspertët e ekonomisë e lidhin këtë zhvlerësim me Fluksi i turistëve të huaj, remitancat, si dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme. Për të zbutur luhatjet në tregun valutor dhe për të forcuar rezervën valutore të vendit Banka e Shqipërisë ka vijuar ndërhyrjet përmes blerjes së euros. Sipas kalendarit të publikuar, gjatë vitit 2026 institucioni parashikon të tërheqë nga tregu mes 330 dhe 450 milionë euro. Këto ndërhyrje kanë ndikuar në rritjen e rezervës valutore, e cila aktualisht ka kaluar nivelin e 7.5 miliardë eurove. Pjesa më e madhe e kësaj rezerve mbahet në euro, e ndjekur nga dollari amerikan dhe paundi britanik. Por të stabilizuar kursin e këmbimit në Shqipëri ekspertët e ekonomisë sugjerojnë vënien në funksion të politikës së deeurozimit sidomos gjatë sezonit veror. Sipas parashikimeve të ekspertëve, euro mund të vijojë rënien edhe gjatë javëve në vijim, duke prekur në kulmin e sezonit veror nivele edhe më të ulëta se 94 lekë. ECURIA E EUROS NË QERSHOR (.99 lekë 16 qershor 2026 94.89 lekë Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Rrëzohet gjatë stërvitjes bombarduesi amerikan/ Humbin jetën 8 personat që gjendeshin në bord Operacion për goditjen e call center/ Ushtrohen kontrolle në zonën e ‘Liqenit të Thatë’ në Tiranë Mbeti i plagosur gjatë operacionit në Maliq/ Hita viziton në spital efektivin Edison Adri: Nuk tërhiqemi asnjë hap përballë krimit