Pikat kryesore
- Nëse Shqipëria do të pranohej vërtet në BE, takimi i parë si shtet anëtar do të ishte mundësia e përsosur për të dhënë dorëheqjen”- shprehet Rama.
- “Ka dy vende: e para, bregdeti i Vlorës, ishte në pronësi private dhe iu shit investitorëve.
- Transaksioni tani është pezulluar derisa të konfirmohet pronësia legjitime e tokës, e cila mbetet një çështje e ndjeshme në Shqipëri që nga rënia e regjimit dhe ricaktimi i titujve të pronësisë.
Rama jepe dorëheqjen? Jo, tani. Kryeministri i Shqipërisë në një intervistë për median italiane ‘Vanity Fair’, thotë se s’ka ndërmend të largohet si kryeministër prej protestave në bulevard kundër investimit në Zvërnec, por zbulon se kur mund të jetë një moment ndoshta ideal. “Për sa kohë që ndiej zjarrin e pasionit, do të qëndroj. Nëse Shqipëria do të pranohej vërtet në BE, takimi i parë si shtet anëtar do të ishte mundësia e përsosur për të dhënë dorëheqjen”- shprehet Rama. Kryeministri ka komentuar edhe hetimin e SPAK për pronat në Zvërnec, duke garantuar se kjo ska asnjë lidhje me qeverinë, investimin dhe dhëndrin e Presidentit të SHBA, Xhared Kushner, por ndërhyrja e drejtësisë po ndihmon në pastrimin dhe sqarimin e gjithë debatit. “Ka dy vende: e para, bregdeti i Vlorës, ishte në pronësi private dhe iu shit investitorëve. Ish-pronari ishte nën hetim për një çështje tjetër. Transaksioni tani është pezulluar derisa të konfirmohet pronësia legjitime e tokës, e cila mbetet një çështje e ndjeshme në Shqipëri që nga rënia e regjimit dhe ricaktimi i titujve të pronësisë. Pasi të sqarohet pronësia, paratë do t’i paguhen palës përkatëse. Është Ishulli i Sazanit, i cili i përket shtetit. Dhe nuk ka ndërmend ta shesim. Po negociojmë një partneritet. Pas kësaj, do të fillojnë analizat mjedisore për të siguruar që natyra të mbrohet”- u shpreh Rama. Rama sqaron, se oligarkët nuk kanë gisht në këtë projekt, e s’bëhet fjalë për më shumë ndërtime, por më shumë natyrë. “Nëse do të ishte e vërtetë që po ua shisnim tokën tonë oligarkëve të gatshëm ta shkatërronin atë me eko-monstra, unë do të isha i pari që do të neveritesha. Duke për mendur një listë të gjatë të kategorive që protestojnë në bulevard, Rama akuzoi kryesisht Iranin si nxitës të revoltës. “Lista është e gjatë. Midis protestuesve, sigurisht që ka një komponent të nxitur nga Irani. Nuk është sekret që Shqipëria është nën presion: Teherani kishte provuar tashmë të niste një sulm kibernetik kundër sistemeve tona të sigurisë vite më parë. Ata dështuan. Dhe tani po përpiqen përsëri, duke ndërtuar një narrativë anti-Izrael sipas së cilës ky projekt do të ishte një favor për Netanyahun”, tha ai. Sa për integrimin europian. Rama u shpreh gati për të anëtarësuar Shqipërinë në BE edhe pa veto. “Absolutisht. Evropa duhet të jetë si një tryezë familjare, ku ka hierarki. Nuk po flas për kategori të ndryshme të shtetësisë, por Unioni nuk mund të funksionojë me pëlqimin e të gjithëve.” shtoi Rama. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Kryeministri Rama merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin Rama: Në Zvicër, me paratë e mia/ Përgënjeshtron Zaganin: Asnjë udhëtim me paratë e shtetit Zvërneci, Rama: Brukseli foli qartë/ Kryeministri: E kemi njohur me detaje Komisionin Europian