Pikat kryesore
- Donald Trump është kudo dhe me sa duket dëshiron të marrë edhe pak nga vëmendja e madhe e këtij Botërori.
- Në 19 korrik në Neë Jersey një nga 48 ekipet pjesëmarrëse në këtë turne, do të ngrejë lart trofeun prestigjioz, në festime që zakonisht përfshijnë fituesin.
- Sipas protokollit, është presidenti i FIFA, në këtë rast Gianni Infantino, ai që i dorëzon kampionëve Kupën e Botës, por këtë herë ai mund të hapë krahun e t’i bëjë një tjetër nder Donald Trump.
Në politikë, tregti, luftë apo sport… Donald Trump është kudo dhe me sa duket dëshiron të marrë edhe pak nga vëmendja e madhe e këtij Botërori. Në 19 korrik në Neë Jersey një nga 48 ekipet pjesëmarrëse në këtë turne, do të ngrejë lart trofeun prestigjioz, në festime që zakonisht përfshijnë fituesin. Sipas protokollit, është presidenti i FIFA, në këtë rast Gianni Infantino, ai që i dorëzon kampionëve Kupën e Botës, por këtë herë ai mund të hapë krahun e t’i bëjë një tjetër nder Donald Trump. Presidenti amerikan siç duket ka kërkuar tashmë nga FIFA që të jetë ai që do të dorëzojë trofeun te kapiteni fitues dhe do i bashkohet ekipit në festime. Zyrtarët meksikanë dhe kanadezë, bashkëorganizatorë të turneut, gjithashtu do të ftohen të marrin pjesë në ceremoninë e mbylljes. Mund të duket e sikletshme, por nuk do të ishte hera e parë nëse ndodh. Trump shkaktoi polemika kurnë Kupën e Botës për Klube qëndroi pranë kapitenit të Chelsea teksa ai ngriti trofeun. Një pjesë e fubtollistëve të bluve mbetën të hutuar, ndërsa Gianni Infantino, fillimisht u përpoq ta largonte presidentin amerikan, por më vonë e inkurajoi të qëndronte. Protokolli i FIFA zakonisht është që trofeu të mbetet në një bazament dhe të ngrihet nga një anëtar i ekipit fitues në podiumin e festimeve. Ky nder këtë vit duket se do t’i jepet presidentit amerikan, ndërsa njerëz në Shtëpinë e Bardhë besojnë se Trump do të zgjedhë përsëri të marrë pak nga lavdia e fituesve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Tunizia shkarkim me të parën/ Trajneri Lamouchi dëbohet pas humbjes 5-1 me Suedinë Kampionët zbresin në fushë/ Argjentina luan ndeshjen e parë të “Botërorit 2026” UEFA: Një Botëror anonim/ Presidenti Ceferin: Shumë ndeshje nuk janë interesante