Pikat kryesore
- Komisioni Europian ka paraqitur një plan buxhetor që kap vlerën mbi 1.6 trilionë euro për shtatë vitet e ardhshme.
- Ky plan fokusohet në tre fusha kryesore: bujqësinë dhe zhvillimin rajonal, forcimin e konkurrueshmërisë ekonomike, si dhe politikat e jashtme e të sigurisë.
- Por për Merz, projekt-buxheti nuk mund të pranohet në formën e tij aktuale.
I papërballueshëm dhe i paekuilibruar: Kancelari gjerman Friedrich Merz e ka kundërshtuar propozimin aktual të buxhetit afatgjatë të Bashkimit Europian për periudhën 2028–2034, dhe qëndrimin e tij e mbështet edhe Holanda, një tjetër kontribuuese e rëndësishme neto në buxhetin e BE-së. Komisioni Europian ka paraqitur një plan buxhetor që kap vlerën mbi 1.6 trilionë euro për shtatë vitet e ardhshme. Ky plan fokusohet në tre fusha kryesore: bujqësinë dhe zhvillimin rajonal, forcimin e konkurrueshmërisë ekonomike, si dhe politikat e jashtme e të sigurisë. Por për Merz, projekt-buxheti nuk mund të pranohet në formën e tij aktuale. “Ajo çfarë është propozuar deri tani nuk është e realizueshme. Nuk mund të përballohet. Megjithatë, negociatat për buxhetin duhet të përparojnë më shpejt. Dua që të arrijmë një vendim këtë vit” , tha Merz. Ky koment i tij theksoi mosmarrëveshjet brenda 27 vendeve anëtare lidhur me planin shtatëvjeçar të financimit. Gjermania është kontribuuesja më e madhe neto në Bashkimin Europian. Ndërkohë, edhe disa vende të tjera anëtare synojnë përfundimin e negociatave deri në fund të vitit, megjithëse ky afat shihet si mjaft optimist. Irlanda, që po merr presidencën e Këshillit të BE-së, pritet të paraqesë një version të ri kompromisi. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Grabiti një pikë karburanti në Krujë, arrestohet pas disa ditësh autori/ Video, momenti i grabitjes ‘Kundërsulmi’ i Melonit ndaj Trump/ “ Popullariteti im varet nga aftësia ime për të mbrojtur interesin kombëtar italian” Maroku, “makthi” i gjigantëve/ Skuadra afrikane mund vetëm 1-0 Skocinë, por bind me futboll