Pikat kryesore
- Prej gati 2 orësh, mijëra qytetarë janë mbledhur këtë të shtunë në protestë para Kryeministrisë.
- Protestuesit kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të shprehur revoltën e tyre nga pankartat deri tek afishimi i shkrimeve me projektor në muret e Kryeministrisë.
- “Albania is not for sale”, “Nga Zvërneci deri në Rrjoll, Shqipëria thotë boll”, ishin disa nga shkrimet që shfaqeshin në muret e Kryeministrisë.
Prej gati 2 orësh, mijëra qytetarë janë mbledhur këtë të shtunë në protestë para Kryeministrisë. Protestuesit kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të shprehur revoltën e tyre nga pankartat deri tek afishimi i shkrimeve me projektor në muret e Kryeministrisë. “Albania is not for sale”, “Nga Zvërneci deri në Rrjoll, Shqipëria thotë boll”, ishin disa nga shkrimet që shfaqeshin në muret e Kryeministrisë. Në protestë vijojnë të jenë masive thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg dhe Rama jepe dorëheqjen”, të cilat janë dëgjuar vazhdimisht nga pjesëmarrësit gjatë marshimeve dhe tubimeve në kryeqytet.