Pikat kryesore
- Gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti dhe Sara Karaj u shfaqën si dy nga banoret që patën përplasjet më të shpeshta me njëra-tjetrën.
- Debatet, mosmarrëveshjet dhe qëndrimet e kundërta i vendosën shpesh në qendër të vëmendjes së publikut, ndërsa në disa raste ato kanë pranuar edhe vetë se raporti mes tyre nuk ishte aspak i lehtë.
- Madje, në momente të ndryshme gjatë spektaklit, të dyja kanë refuzuar të qëndronin pranë njëra-tjetrës apo të zhvillonin biseda të gjata, duke e bërë të qartë se bashkëjetesa mes tyre ishte shpesh e vështirë.
Gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti dhe Sara Karaj u shfaqën si dy nga banoret që patën përplasjet më të shpeshta me njëra-tjetrën. Debatet, mosmarrëveshjet dhe qëndrimet e kundërta i vendosën shpesh në qendër të vëmendjes së publikut, ndërsa në disa raste ato kanë pranuar edhe vetë se raporti mes tyre nuk ishte aspak i lehtë. Madje, në momente të ndryshme gjatë spektaklit, të dyja kanë refuzuar të qëndronin pranë njëra-tjetrës apo të zhvillonin biseda të gjata, duke e bërë të qartë se bashkëjetesa mes tyre ishte shpesh e vështirë. Megjithatë, siç ndodh shpesh në reality show, përplasjet mbetën brenda formatit. Por çfarë ka ndodhur tani që aventura në fermë ka përfunduar? Pamjet e publikuara pas finales tregojnë një realitet krejt ndryshe. Gjatë afterparty-t të organizuar pas spektaklit, Mimoza Ahmeti dhe Sara Karaj janë parë duke kërcyer së bashku në një atmosferë mjaft miqësore. Në videon e ndarë nga vetë Mimoza në InstaStory, dy ish-fermeret shfaqen duke u argëtuar, ndërsa në disa momente afrohen pranë njëra-tjetrës dhe shkëmbejnë gjeste të ngrohta e plot përzemërsi.