Pikat kryesore
- Egnatia do të përballet me FC Petrocub Hincesti në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League, me moldavët që konsiderohen një rival i përballueshëm për kampionët e Shqipërisë.
- Megjithatë, bilanci i mëparshëm në arenën europiane i jep një avantazh psikologjik skuadrës moldave, pasi Petrocub ka luajtur edhe më herët kundër një ekipi të Superiores.
- Bëhet fjalë për sezonin 2022/2023, kur moldavët u ndeshën me Laçin në raundin e dytë kualifikues të UEFA Champions League.
Egnatia do të përballet me FC Petrocub Hincesti në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League, me moldavët që konsiderohen një rival i përballueshëm për kampionët e Shqipërisë. Megjithatë, bilanci i mëparshëm në arenën europiane i jep një avantazh psikologjik skuadrës moldave, pasi Petrocub ka luajtur edhe më herët kundër një ekipi të Superiores. Bëhet fjalë për sezonin 2022/2023, kur moldavët u ndeshën me Laçin në raundin e dytë kualifikues të UEFA Champions League. Takimi i parë i zhvilluar në Moldavi u mbyll në barazim 0-0, ndërsa në sfidën e kthimit Laçi u mund në shtëpi me rezultatin 1-4.