Pikat kryesore
- Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kirgistan ku u prit nga Presidenti i Republikës Sadyr Zhaparov.
- Presidenti Begaj shprehu vullnetin e tij për të thelluar dialogun dhe për të ndërtuar një bashkëpunim më dinamik bazuar në respekt të ndërsjellë dhe interesa të përbashkëta.
- Në takim u shpreh angazhimi për përshpejtimin e procedurave për mbylljen e marrëveshjeve në proces mes dy vendeve tona dhe forcimin e marrëdhënieve në fushat me interes të dy vendeve.
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kirgistan ku u prit nga Presidenti i Republikës Sadyr Zhaparov. Takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Presidenti Begaj shprehu vullnetin e tij për të thelluar dialogun dhe për të ndërtuar një bashkëpunim më dinamik bazuar në respekt të ndërsjellë dhe interesa të përbashkëta. Në takim u shpreh angazhimi për përshpejtimin e procedurave për mbylljen e marrëveshjeve në proces mes dy vendeve tona dhe forcimin e marrëdhënieve në fushat me interes të dy vendeve. Presidenti i Republikës shprehu bindjen se kjo do t’i shërbejë forcimit të miqësisë e besimit mes dy popujve tanë. “Dy vendet do të afrohen më shumë me njëri-tjetrin nëse i bëjnë qytetarët e tyre të njohin më shumë njëri-tjetrin. Vendosja e linjës ajrore që lidh drejtpërdrejt Tiranën me Bishkekun do t’i shërbente shumë këtij qëllimi”- vlerësoi Presidenti Begaj. Një shtysë e rëndësishme për avancimin e këtyre marrëdhënieve ishte dhe Deklarata e Përbashkët e nënshkruar nga Presidenti Begaj dhe homologu i tij Zhaparov. Presidenti Begaj dhe homologu i tij u shprehën pro mundësisë për të vijuar bashkëpunimin brenda organizatave ndërkombëtare. Presidenti i Republikës i përcolli Presidentit Zhaparov përgëzime për zgjedhjen e Kirgistanit si anëtar jo i përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB- së në mandatin që fillon më 1 janar 2027 duke shprehur bindjen se në këtë pozicion Kirgistani do të jetë i suksesshëm në mbrojtje të vlerave të Kombeve të Bashkuara. Presidenti Begaj mori pjesë dhe përshëndeti Forumin Ndërkombëtar të Isyk-Kulit, të themeluar në vitin 1986 me nismën e shkrimtarit dhe filozofit kirgiz Chingiz Aitmatov, duke vlerësuar përpjekjen e tij për të krijuar një hapësirë dialogu intelektual mes Lindjes dhe Perëndimit dhe duke theksuar se fuqia e mendimit intelektual mbetet themelore për ndërtimin e mirëkuptimit, paqes dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Protesta, Fatbardh Kadilli: Organizatorët s’mund të rrinë anonimë, folësit përzgjidhen dhe kontrollohen PE miratoi progresin e Shqipërisë/ Muzhaqi: Jemi më afër se kurrë BE! “Zvërneci” ka pasur dezinformim PE miraton progresin e Shqipërisë për anëtarësimin/ Leka: Jemi në rrugën e duhur drejt BE! Protestat nuk kanë kauzë