Pikat kryesore
- Vetëm pak orë pas përfundimit të finales së madhe të “Ferma VIP 3”, regjisori dhe producenti Eduart Grishaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim në rrjetet sociale.
- Pas muajsh të tërë të angazhimit me spektaklin, Grishaj duket se ka nevojë për pak qetësi dhe shkëputje nga ritmi intensiv i punës.
- Përmes një mesazhi të publikuar në profilin e tij, ai ka bërë një reflektim me nota humori për periudhën e gjatë që ka lënë pas.
Vetëm pak orë pas përfundimit të finales së madhe të “Ferma VIP 3”, regjisori dhe producenti Eduart Grishaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim në rrjetet sociale. Pas muajsh të tërë të angazhimit me spektaklin, Grishaj duket se ka nevojë për pak qetësi dhe shkëputje nga ritmi intensiv i punës. Përmes një mesazhi të publikuar në profilin e tij, ai ka bërë një reflektim me nota humori për periudhën e gjatë që ka lënë pas. “ Tani që mbaroi Ferma VIP, kam nevojë të futem unë në fermë. Pas një rrugëtimi të gjatë, me shumë punë, emocione, net pa gjumë dhe stres. Tani kam nevojë të futem unë në fermë. Pa informacione nga jashtë, pa telefon dhe pa punë”, shkruan Eduart Grishaj. Postimi është pritur me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë interpretuar si një mënyrë për të treguar lodhjen e akumuluar pas një sezoni të gjatë televiziv. “Ferma VIP 3” mbylli rrugëtimin e saj mbrëmjen e së dielës, pas muajsh transmetimi dhe debatesh të shumta, ndërsa në fund fituesja e këtij edicioni u Mimoza Ahmeti. Ndërkohë, duket se për Eduart Grishajn ka ardhur momenti për të marrë disa ditë pushim, larg kamerave, telefonit dhe angazhimeve të përditshme.