Tensione mes tifozëve të Argjentinës dhe Algjerisë në New York, në përleshje përfshihen…

Tensione mes tifozëve të Argjentinës dhe Algjerisë në New York, në përleshje përfshihen…

Pikat kryesore

  • Kupa e Botës 2026 ka nisur prej disa ditësh, por jo gjithçka ka kaluar pa incidente, pasi në më shumë se një rast tifozë të përfaqësueseve të ndryshme janë përfshirë në përleshje mes tyre.
  • Rasti më i fundit ka ndodhur mes mbështetësve të Argjentinës dhe Algjerisë, të cilët janë përplasur para sfidës që do të zhvillohet mes dy kombëtareve.
  • Tifozët e të dyja skuadrave janë ndeshur në Times Square në New York, ku një pjesë e tyre u përfshi në një sherr që krijoi kaos të madh dhe ku u gjendën të përfshira edhe gra dhe fëmijë.

Kupa e Botës 2026 ka nisur prej disa ditësh, por jo gjithçka ka kaluar pa incidente, pasi në më shumë se një rast tifozë të përfaqësueseve të ndryshme janë përfshirë në përleshje mes tyre. Rasti më i fundit ka ndodhur mes mbështetësve të Argjentinës dhe Algjerisë, të cilët janë përplasur para sfidës që do të zhvillohet mes dy kombëtareve. Tifozët e të dyja skuadrave janë ndeshur në Times Square në New York, ku një pjesë e tyre u përfshi në një sherr që krijoi kaos të madh dhe ku u gjendën të përfshira edhe gra dhe fëmijë. Takimi mes Argjentinës dhe Algjerisë do të çelë ndeshjet e Grupit J në Kupën e Botës. Kjo përballje është caktuar të luhet në orën 3 të mëngjesit të së mërkurës, ndërsa më pas do të zhvillohet edhe dueli tjetër i raundit të parë të grupit, ai mes Austrisë dhe Jordanisë. Kjo ndeshje do të ketë një domethënie të veçantë edhe për Lionel Messin, i cili do të zbresë në fushë për ndeshjen e 200-të me ekipin kombëtar. Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, ai ka fituar çdo trofe të mundshëm, ndërsa katër vjet më parë në Katar udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës.

Lini një Përgjigje