Partia Demokratike ka postuar në rrjetet sociale të dhëna në lidhje me banesën e kryeministrit Edi Rama në Surrel.
Sipas të dhënave të marra nga ASIG Geoportal shtëpia e kreut të qeverisë, sipas PD, është 58.42 metra e gjatë.
Ndërkohë oborri që rrethon godinën është 8259 metra katror, 4 mijë metra katror më shumë seç bashkëshortja e kryeministri Rama, Linda Rama, ka deklaruar në dokumentet e saj të pasurisë.