Alexandra, ‘zëri’ i Shqipërisë/ E vizitoi vetëm 2 vjeçe, por italiania është një nga…

Alexandra, ‘zëri’ i Shqipërisë/ E vizitoi vetëm 2 vjeçe, por italiania është një nga…

Pikat kryesore

  • Alarm në Britani/ Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh News Hour me Rovena Neziri, (16/06/2026) Alarmi social në Gjermani, numri i vdekjeve tejkalon lindjet

Shqipërinë e njohu fillimisht si një turiste e vogël, por sot e promovon si një nga njerëzit që e tregon çdo ditë tek të tjerët Aleksandra, 24 vjeçe, e lindur në Itali, rrëfen se lidhja me vendin tonë nisi që në moshën 2-vjeçare dhe me kalimin e viteve u kthye në diçka shumë më tepër se pushime verore “Kam ardhur në Shqipëri që 2 vjeçe. Në fillim thjesht si turiste, por më pas nisa të ndaj në rrjetet e mia sociale vendet që vizitoja këtu dhe të promovoj bukuritë e Shqipërisë” Mes shumë destinacioneve, një vend të veçantë në zemrën e saj zënë Livadhi dhe Kalaja e Himarës “Janë vendet e mia të preferuara dhe ua sugjeroj edhe nxënësve të klasës kur vijnë këtu” , thotë ajo. Sipas Aleksandrës, turistët që po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë janë francezët, anglezët dhe amerikanët Edhe gjuha shqipe për të nuk ishte rezultat i një kursi apo një metode klasike “E kam mësuar me kalimin e kohës, duke komunikuar me njerëzit dhe duke bërë guida”, Për angazhimin dhe promovimin e vazhdueshëm të bukurive shqiptare, Aleksandra është vlerësuar edhe me një çmim si ambasadore e promovimit të turizmit shqiptar Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Alarm në Britani/ Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh News Hour me Rovena Neziri, (16/06/2026) Alarmi social në Gjermani, numri i vdekjeve tejkalon lindjet

Lini një Përgjigje