Pikat kryesore
- Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve të Austin në MLS.
- Në ndeshjen e fundit, ai dha një asist vendimtar në barazimin 3-3 me Toronton.
- Pas përfundimit të sfidës, 30-vjeçari shkoi në tribuna për të takuar disa tifozë dhe për t’ju dhënë autografe.
Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve të Austin në MLS. Në ndeshjen e fundit, ai dha një asist vendimtar në barazimin 3-3 me Toronton. Pas përfundimit të sfidës, 30-vjeçari shkoi në tribuna për të takuar disa tifozë dhe për t’ju dhënë autografe. Një prej tyre kishte veshur fanellën e Kombëtares, si dhe një kapele me flamurin shqiptar. Një tjetri i firmosi fanellën e Shqipërisë dhe flamurin kuqezi. Videoja është publikuar në profilin e Austin me mbishkrimin: “Shumë dashuri për Shqipërinë”.