Berisha: Rama do ballafaqohet me mua, nuk ka ku të shkojë, o jetë përballja e shekullit

Berisha: Rama do ballafaqohet me mua, nuk ka ku të shkojë, o jetë përballja e shekullit

Pikat kryesore

  • Këtë të hënë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në SPAK në zbatim të masës të detyrimit të paraqitjes.
  • Në dalje ai u pyet nga gazetarët në lidhje me përballjen e mundshme me kryeministrin Rama në GJKKO, pasi ky i fundit është thirrur si dëshmitar në dosjen “Partizani”, ku lideri opozitar është i pandehur.
  • Berisha deklaroi se ajo do të jetë përballja e shekullit, ndërsa tha se “paraqitja në gjykatë si dëshmitar është i detyrueshëm” .

Këtë të hënë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në SPAK në zbatim të masës të detyrimit të paraqitjes. Në dalje ai u pyet nga gazetarët në lidhje me përballjen e mundshme me kryeministrin Rama në GJKKO, pasi ky i fundit është thirrur si dëshmitar në dosjen “Partizani”, ku lideri opozitar është i pandehur. Berisha deklaroi se ajo do të jetë përballja e shekullit, ndërsa tha se “paraqitja në gjykatë si dëshmitar është i detyrueshëm” . “A do ballafaqohet ai me mua? Nuk ka ku të shkojë. Paraqitja në gjykatë si dëshmitar është i detyrueshëm. Shih kodin. Ai do përpiqet, që tani ka krijuar një këshill si ta kapërcejë këtë, por nuk e kapërcen dot. Por ajo do jetë përballja e shekullit. Do ti tregoj shqiptarëve të gjithë korrupsionin e Edi Ramës dhe çfarë qenie të lige përfaqëson ky njeri. I them bëhu burrë dhe hajde në gjykatë, ose nëse nuk ta mban zgjidh një studio televizive jam gati në debat, dhe atëherë të konsideroj tërheqjen e kërkesës për dëshmitar, përndryshe jo, do vijë dëshmitar në sallën e gjyqit, vjen si delikuent, vjen si i dënuar” , tha Berisha.

Lini një Përgjigje