Pikat kryesore
- Në një intervistë për median italianë “Il Giornale”, kryeministri Edi Rama ka komentuar tema që prekin dy vendet, si edhe vizitën me homologen Meloni në Romë.
- Rama theksoi edhe një herë se marrëveshja për emigrantët është ekskluzive vetëm për Italinë, dhe se shumë vende të tjera që e kanë kërkuar një gjë të tillë janë refuzuar.
Në një intervistë për median italianë “Il Giornale”, kryeministri Edi Rama ka komentuar tema që prekin dy vendet, si edhe vizitën me homologen Meloni në Romë. Rama theksoi edhe një herë se marrëveshja për emigrantët është ekskluzive vetëm për Italinë, dhe se shumë vende të tjera që e kanë kërkuar një gjë të tillë janë refuzuar. Sa i përket takimit me Melonin në Romë të enjten, ai shprehet: Edhe një herë kam parë konfirmim se Kryeministrja juaj ka një vizion të qartë strategjik për marrëdhënien midis vendeve tona, të cilës i kushton vëmendje të veçantë pavarësisht angazhimeve të saj të shumta vendase dhe ndërkombëtare.” Lidhur me reformën në drejtësi, Rama theksoi se në hartimin e saj Shqipëria është treguar e kujdesshme të mos bëjë gabimin e Italisë.