Pikat kryesore
- Prej mbrëmjes së djeshme, zjarri në landfillin e Bushatit në Shkodër, vazhdon të jetë aktiv.
- Flakët kanë vijuar edhe gjatë natës, ndërsa janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikëseve.
- Në terren janë angazhuar zjarrfikëset e Vaut të Dejës dhe të Shkodrës, të cilat po punojnë për neutralizimin e vatrës.
Prej mbrëmjes së djeshme, zjarri në landfillin e Bushatit në Shkodër, vazhdon të jetë aktiv. Flakët kanë vijuar edhe gjatë natës, ndërsa janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikëseve. Në terren janë angazhuar zjarrfikëset e Vaut të Dejës dhe të Shkodrës, të cilat po punojnë për neutralizimin e vatrës. Lidhur me këtë ngjarje ditën e djeshme reaguan edhe eksponentë të PD-së në qarkun Shkodër, duke e cilësuar situatën si një katastrofë të paralajmëruar dhe pasojë e keqmenaxhimit të mbetjeve. Luçiano Boçi, akuzoi qeverinë për mbingarkim të landfillit me mbetje nga disa qarqe dhe për dështimin e inceneratorëve, ndërsa hodhi dyshime se zjarri mund të jetë i qëllimshëm për të krijuar hapësira të reja depozitimi. Sipas tij, situata ishte paralajmëruar më herët nga opozita dhe ekspertët, por nuk u morën masa.