Pikat kryesore
- Partia ANO e politikanit populist çek, Andrej Babish, ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me aleatë nga krahu i djathtë, duke bërë një hap drejt rimarrjes së pushtetit pas fitores në zgjedhje.
- Babish fitoi zgjedhjet me premtime për rritje të shpenzimeve dhe duke kundërshtuar politikat e Bashkimit Evropian për klimën dhe migrimin.
- Ish-kryeministri i Çekisë, Babish, i bashkoi forcat e Partinë e Motoristëve, që është skeptike ndaj ndryshimeve klimatike, dhe me partinë SPD, që është kundër BE-së dhe NATO-s.
Partia ANO e politikanit populist çek, Andrej Babish, ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me aleatë nga krahu i djathtë, duke bërë një hap drejt rimarrjes së pushtetit pas fitores në zgjedhje. Babish fitoi zgjedhjet me premtime për rritje të shpenzimeve dhe duke kundërshtuar politikat e Bashkimit Evropian për klimën dhe migrimin. Ish-kryeministri i Çekisë, Babish, i bashkoi forcat e Partinë e Motoristëve, që është skeptike ndaj ndryshimeve klimatike, dhe me partinë SPD, që është kundër BE-së dhe NATO-s. Së bashku, këto tri parti kanë 108 ulëse në Dhomën e Ulët të Parlamentit prej 200 anëtarësh. Babish ka thënë se dëshiron të formojë një qeveri deri në mesin e dhjetorit, në mënyrë që të miratojë buxhetin për vitin 2026 dhe të marrë pjesë në samitin e udhëheqësve të BE-së. Një kabinet i udhëhequr nga ANO, nëse emërohet, do të zëvendësonte Qeverinë e qendrës së djathtë që ishte e fokusuar në uljen e deficitit buxhetor, dhe mbështetjen e Ukrainës që po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia fqinje. Babish, që kishte qenë kryeministër i Republikës Çeke nga viti 2017 deri më 2021, ka premtuar se do t’i japë fund një programi të udhëhequr nga Praga dhe të financuar nga shtetet e huaja për furnizimin e Ukrainës me municion. Ai ka premtuar po ashtu se do të ndërpresë çdo ndihmë për Ukrainën nga buxheti çek, duke thënë se dëshiron t’i përdorë ato para për qytetarët e shtetit të tij. Babish ka ndërmarrë një qasje më të ashpër ndaj BE-së, duke premtuar se do të refuzojë skemën e planifikuar të bllokut për ndarjen e kuotave për amvisëritë, skemë që pritet të nisë më 2017. Nëse ai refuzon një skemë të tillë mund të çojë në një përplasje ligjore me BE-në. Në draft-agjendën e koalicionit thuhet se Marrëveshja e Gjelbër e BE-së për dekarbonizim është “e paqëndrueshme”, ndërkaq synimi që t’i jepet fund shitjeve të makinave me benzinë deri më 3035 është “i papranueshëm”./REL “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 11/03/2025 15:34 Babish nënshkruan marrëveshje koalicioni me parti euroskeptike 11/03/2025 15:33 Bajrami i komenton ish-deputetit Meta: Doktor, politika e Kurtit dhe Osmanit e ka bë faktor Listën Serbe 11/03/2025 15:31 Të ardhura nga krimi, sekuestrohen 25 pasuri me vlerë 2 milionë euro në Vlorë