Pikat kryesore
- Afrika e Jugut vërtet u mund lehtë dhe pa asnjë diskutim nga Meksika vendase, në ndeshjen e parë të kësaj Kupe të Botës, por portieri I saj, Ronuen Uilliams, të paktën bëri të mundur që humbja të ishte më pak e rëndë.
- Po flasim për një Numër 1 që është gjithashtu kapiten i ekipit të tij kombëtar, por edhe që ka bërë diçka të rrallë, diçka që mund ta kenë bërë vetëm dy portierë përpara tij në historinë e futbollit.
- Në Kupën e Kombeve të Afrikës të vitit 2024, Uilliams priti 4 penallti në çerekfinalen ndaj Kepit të Gjelbër.
Nuk u turpërua as këtë herë. Afrika e Jugut vërtet u mund lehtë dhe pa asnjë diskutim nga Meksika vendase, në ndeshjen e parë të kësaj Kupe të Botës, por portieri I saj, Ronuen Uilliams, të paktën bëri të mundur që humbja të ishte më pak e rëndë. Po flasim për një Numër 1 që është gjithashtu kapiten i ekipit të tij kombëtar, por edhe që ka bërë diçka të rrallë, diçka që mund ta kenë bërë vetëm dy portierë përpara tij në historinë e futbollit. Në Kupën e Kombeve të Afrikës të vitit 2024, Uilliams priti 4 penallti në çerekfinalen ndaj Kepit të Gjelbër. Ishte dhe mbetet i pari dhe i vetmi në historinë e kësaj kupe, si dhe i shtohet emrave të tillë si Dukadam I Steauas së Bukureshtit dhe Safonovit të Paris SG, që gjithashtu kanë pritur nga 4 penallti në serinë e 11-metërshave, i pari në finalen e Championsit në 1986, i dyti në finalen e Kupës Interkontinentale vitin e kaluar. Për këtë heroizëm, gardiani afrikanojugor është përfshirë nga FIFA në garën për çmimin e Portierit më të mirë të vitit, pra për çmimin Jashin. Të shohim nëse do të arrijë të shkëlqejë në këtë Kupë të Botës, ndonëse Afrika e Jugut duket skuadër e dobët./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Meksika e nis me fitore/ Mundi 2-0 Afrikën e Jugut në ndeshjen e parë të “Botërorit 2026” “Botërori 2026” hapet me spektakël/ Ceremonia në stadiumin legjendar “Azteca” shpërbleu pritshmëritë “Nuk do jetë Ronaldo që jemi mësuar”/ Botërori, Prifti: Do jetë në funksion të skuadrës portugeze